Thënie frymëzuese në prag të një viti të ri më të mbarë - Business Magazine Albania

Thënie frymëzuese në prag të një viti të ri më të mbarë

Thënie frymëzuese

Kjo është java e fundit e vitit. Shumë prej jush po vlerësojnë si ishte ky vit, duke shpresuar e punuar për një vit më të mbarë në 2023. Krahas reflektimit, kjo është një periudhë frymëzimi për një vit edhe më të mbarë. Më poshtë ju sjellim 15 thënie frymëzuese nga persona publikë. Ato janë thënie dhe reflektime që vlejnë gjithnjë.

1.”Misioni im në jetë nuk është thjesht të mbijetoj, por të lulëzoj; dhe ta bëj këtë me pasion, me dhembshuri, me humor dhe me një stil tjetër”, – Maya Angelou

2.”Ekziston vetëm një mënyrë për të shmangur kritikat: mos bëni asgjë, mos thoni asgjë dhe mos u bëni asgjë”. – Aristoteli

3.”E gjithë jeta është male dhe lugina. Mos lejoni që malet të bëhen shumë të larta dhe luginat shumë të ulta”. – John Wooden

4.”Është e vështirë të mundësh një person që nuk dorëzohet kurrë”. – Babe Ruth

5.”Justifikimi nuk ka vend, ka qindra njerëz që janë përballur me të njëjtat rrethana dhe kanë arritur sukses.” – Jack Canfield

6.”Gjërat funksionojnë më së miri për ata që bëjnë më të mirën për ti bërë gjërat të funksionojnë.” – John Wooden

7.”Mënyra e vetme për të bërë një punë të shkëlqyeshme është ta duash atë që bën. Nëse nuk e ke gjetur akoma, vazhdo të kërkosh. Mos u vendos”. – Steve Jobs

Lexo: 23 thënie të Martin Luther King që inspirojnë sipërmarrësit

8.”Kufiri i vetëm për realizimin tonë të së nesërmes do të jenë dyshimet tona për të sotmen”, – Franklin D. Roosevelt

9.”Njeriu që ka besim te vetja fiton besimin e të tjerëve”, – Proverb Hasidic

10.”Ju mund të hasni shumë humbje, por nuk duhet të mposhteni. Në fakt, mund të jetë e nevojshme të ndesheni me humbje, kështu që mund të dini kush jeni, nga çfarë mund të ngriheni, si mund të dilni ende prej saj.” – Maya Angelou

11.”Mos u dekurajoni. Shpesh është çelësi i fundit në tufë që hap derën e bllokuar”, – thënie popullore.

12.”Misioni im në jetë nuk është thjesht të mbijetoj, por të lulëzoj; dhe ta bëj këtë me pasion, me dhembshuri, me humor dhe me një stil tjetër”, – Maya Angelou

13.”Ju kurrë nuk jeni të vjetër për të vendosur një qëllim tjetër ose për të ëndërruar një ëndërr të re”, – C.S. Lewis

14.”Shumica e gjërave të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen kur nuk kishin aspak shpresë.” – Dale Carnegie

15.”Ne jemi thjesht një racë e përparuar majmunësh në një planet të vogël me një yll shumë mesatar. Por ne mund ta kuptojmë Universin. Kjo na bën diçka shumë të veçantë”. — Stephen Hawking

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0