Themeluesi i Signal paralajmëron ukrainasit për përdorimin e Telegram. Ja pse - Business Magazine Albania

Themeluesi i Signal paralajmëron ukrainasit për përdorimin e Telegram. Ja pse

Telegram

Studiuesit e privatësisë dhe sigurisë kanë qenë prej kohësh të kujdesshëm në lidhje me Telegram për shkak të mungesës së kriptimit.

Si në të gjitha krizat, veçanërisht ato gjeopolitike, personat e prekur shpesh i drejtohen aplikacioneve të mesazheve për të mbajtur kontakte me të dashurit dhe për të komunikuar me botën e gjerë. Një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë dhe një nga më të njohurit në Ukrainë është Telegram. Por tani ukrainasve u është kujtuar kufizimi i privatësisë së aplikacionit nga themeluesi i aplikacionit më të sigurtë të mesazheve në botë, Signal.

Moxie Marlinspike, krijuesi i Signal, ka hyrë në Twitter për t’u kujtuar ukrainasve se Telegram nuk është me të vërtetë një aplikacion “i koduar” në mënyrën se si shumica e njerëzve mendojnë për të. Kur shumica e njerëzve dëgjojnë se një mesazher është “i koduar”, ata mendojnë se kjo do të thotë se askush nuk mund t’i lexojë mesazhet e tyre, madje edhe kompania që zotëron aplikacionin. Por kjo nuk është e vërtetë.

Nëse një aplikacion është thjesht i koduar, kompania që prodhon aplikacionin zotëron çelësat dhe mund të zhbllokojë mesazhet tuaja në çdo kohë. Telegram është një aplikacion i tillë që është vetëm “i koduar” si default. Kjo është në kontrast me aplikacionet vërtet të sigurta si WhatsApp dhe Signal, të cilat janë “të enkriptuara end-to-end”, që do të thotë se edhe krijuesit e atyre aplikacioneve nuk mund të kenë akses në mesazhet tuaja, sepse nuk mbajnë çelësat e enkriptimit (vetëm përdoruesit i mbajnë).

Lexoni: 7 mënyra të thjeshta për t’i bërë takimet me ekipin të suksesshme

Telegram mund të reklamojë se ofron kriptim end-to-end, sepse ka një veçori të quajtur Bisedë Sekrete që kodon mesazhet e dërguara nga skaji në skaj. Megjithatë, kjo veçori duhet të aktivizohet manualisht nga përdoruesit, dhe shumica e përdoruesve të Telegram ka të ngjarë të mos e bëjnë këtë për çdo mesazh të dërguar.

Pra, pse mungesa e kriptimit të vërtetë end-to-end në Telegram duhet t’i bëjë ukrainasit të kenë kujdes?

Siç shpjegoi Marlinspike në një seri postimesh në Twitter, “Telegram është si default një bazë të dhënash cloud me një kopje të tekstit të thjeshtë të çdo mesazhi që të gjithë kanë dërguar/marrë… Çdo mesazh, foto, video, dokument i dërguar/marrë për 10 vitet e fundit; të gjitha kontaktet, anëtarësimet në grup, etj janë të gjitha të disponueshme për këdo që ka qasje në atë DB.”

Kjo është tani një problem veçanërisht për ukrainasit, sepse “Shumë punonjës të TG kanë familje në Rusi. Nëse Rusia nuk dëshiron të shqetësohet me hakërimin, ajo mund të shfrytëzojë sigurinë e familjes për akses”, shkroi Marlinspike.

Marlinspike nuk është i pari që paralajmëron për Telegram dhe enkriptimin e tij. Studiuesit e sigurisë dhe mbrojtësit e privatësisë shpesh theksojnë të metat e tij në privatësi dhe nuk rekomandojnë përdorimin e aplikacionit nga gazetarët, dhe aktivistët.

/FC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0