Themeluesi i një startupi 750 milionë $ tregon 3 gjërat e përbashkëta në çdo sipërmarrës

Themeluesi i një startupi 750 milionë $ tregon 3 gjërat e përbashkëta në çdo sipërmarrës


Bashkëthemeluesit e Harry’s Andy Katz-Mayfield dhe Jeff Raider jo vetëm që kanë krijuar një startup të brisqeve për burra duke arritur një milionë konsumatorë dhe kanë arritur një vlerësim prej 750 milionë $ që nga lançimi prej 2013-s, por ata kanë zhvilluar një rrjet me sipërmarrës shumë të suksesshëm prej të cilëve mund të nxjerrin mësime. 

Ja pse vendosën të krijonin H’University, një seri intervistash me këta miq që fillimisht garuan si studentë kolegji dhe të sapodiplomuar, por me mësime biznesi që çdo sipërmarrës do t’i vlerësonte.

Seritë përfshijnë bashkëthemeluesin e Instagram dhe CEO-n Kevin Systrom, CEO-n e J-Crew Mickey Drexler, bashkëthemeluesin Warby Parker dhe CEO-n Neil Blumenthal, dizenjuesen e modës Rebecca Minkoff, themeluesin e Momofuku, David Chang, eksperten e makeup Bobbi Brown dhe restauratorin e famshëm Tom Colicchio.

Raider udhëhoqi të gjitha intervistat e serive, kështu ne e pyetëm rreth gjërave që bashkojnë të gjithë historitë e sipërmarrësve. Ja çfarë thotë ai:

Ata nuk kënaqen kurrë
Sipërmarrësit më të suksesshëm nuk janë kurrë mjaftueshëm të kënaqur me produketet e tyre për të ngadalësuar ritmin e gjërave. Nuk ka perfeksion, thotë Raider.

Chang për shembull, pari një pjatë ‘hit’ ramen (japoneze) kur hapi fillimisht restorantin e tij në 2004-ën, por ai nuk ka rreshtur kurrë së rafinuari atë, duke i shtuar përmirësime të vogla.

Systrom pati të njëjtën qasje me një karakteristikë shumë ndryshe si Instagram. Shërbimi i tij vërtet mund të ketë tani 400 milionë përdoruesë, por ai është në kërkim të vazhdueshëm se çfarë mund të duan përdoruesit e tij, për ta mbajtur shërbimin të freskët dhe për të tërhequr më shumë përdoruesë.

Ata menjëherë shfrytëzojnë mundësitë
Raider tha se të gjithë sipërmarrësit me të cilët kishte biseduar kanë një “motivim jashtëzakonisht të madh personal” që i vendos ata në pozitat për të pasur mundësi për ndryshimin e rregullave të lojës, por ata nuk e humbasin kohën e tyre të çmuar duke vlerësuar mundësitë. Nëse ka një mundësi që duket mirë, ata e marrin pa hezitim.

Brown i tregon Raider se si gjatë fillimit të viteve ’90 ajo bindi një përfaqësuese të Bergdorf Goodman se dyqani duhet të përmbajë makeupin e saj, por ajo nuk mund të mbyllte dot një marrëveshje pasi nuk kishte mundësinë e prodhimit massiv. Rreth asaj kohe, ajo e gjeti veten në një ashensor duke biseduar me një kimiste. Për shkak se dukej e volitshme, ajo i kërkoi kësaj gruaje nëse do të ishte e interesuar në prodhimin e linjës së saj të debutimit. Të dyja gratë u bënë partnere dhe nënshkruan një kontratë Bergdorf në 1991-in. Brown e përdor ende laboratorin origjinal për produktet e saj.

Ata nuk mendojnë se të gjitha rregullat aplikohen te ta
Përpara Harry’s, Raider ka qenë bashkëthemelues i Warby Parker. Kompania ishte ndërtuar në një ndërtesë të thjeshtë: Luxottica mund të zotërojë 70% të tregur botëror të syzeve, por kjo nuk do të thotë se një konsumator mesatar duhet të derdhë qindra dollarë nëse do të ketë syze stil të cilësisë së lartë nga një rishitës i Luxottica. Warby Parker mund të ofronte syze me çmime të përballueshme sepse ata zotëronin mjetet e prodhimit dhe mund t’i shisnin online duke iu ofruar konsumatorëve palë të ndryshme për t’i provuar falas.

Në mënyrë të ngjashme, Systrom tha për Raider se kur po kalonte nga kompania e tij e parë Burbn, e cila ishte e ngjashme me Foursquare, në një aplikacion të shpërndarjes së fotografive, miqtë dhe këshilluesit i thanë atij se aplikacione të tilla janë gjithmonë të avashta dhe të papërshtatshme dhe u përpoqën t’i kthenin mendjen atij. Ai në fakt e pa si një mundësi për një ndryshim nga modelet tipike.

 

/Shkruar nga Richard Feloni, Publikuar në Business Insider.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0