Themeluesi i markës Chobani, Hamdi Ulukaya flet mbi idenë e thjeshtë që shfrytëzoi 'shpirtin e pandalshëm njerëzor' - Business Magazine Albania

Themeluesi i markës Chobani, Hamdi Ulukaya flet mbi idenë e thjeshtë që shfrytëzoi ‘shpirtin e pandalshëm njerëzor’

Chobani

Ulukaya ndan mësime nga përvoja e tij në punësimin dhe trajnimin e refugjatëve në ditët e para të Chobanit.

NGA BEN SHERRY

Hamdi Ulukaya, themeluesi i markës së kosit të stilit grek Chobani, di të transformojë një biznes dhe një komunitet në të njëjtën kohë.

Në vitin 2005, pasi kishte emigruar në SHBA nga Turqia, Ulukaya mësoi se një fabrikë e braktisur në pronësi të Kraft do të dilte në shitje në qytetin verior të Nju Jorkut, South Edmeston. Me ndihmën e Administratës së Biznesit të Vogël, Ulukaya bleu fabrikën për 700,000 dollarë dhe punësoi pothuajse të gjithë ata që kishin humbur punën në Kraft.

Kur bleva fabrikën për herë të parë, mendoj se isha një nga dy njerëzit në qytet që kishin një theks,. Pasi mësova se një një grup i madh refugjatësh në rajon kishin të drejtë të punonin, por kishin vështirësi për të gjetur punë, Ulukaya u bëri një vizitë atyre. Ai e kuptoi se kishte disa pengesa kryesore në rrugën e tyre: ata nuk kishin patentë shoferi dhe makina, disa nuk flisnin anglisht dhe shumë nuk kishin trajnimin e nevojshëm për punë.

Lexo: CEO i Chobani ndan 3 rregulla biznesi që nuk duhet t’i bëni kurrë nëse doni të jeni të suksesshëm

“Unë thashë: “Epo, ne mund të marrim disa autobusë dhe makina, mund të punësojmë përkthyes dhe mund t’i trajnojmë ata në fabrikë, kështu që pse të mos fillojmë?” Doli të ishte një nga aspektet më të mahnitshme të rrugëtimit tim me Chobanin. Përveçse ishte gjëja e duhur për të bërë, pashë se si ky infuzion i shpirtit të pandalshëm njerëzor i afroi të gjithë në kompani.” Në vitin 2023, Chobani ka të ngjarë të gjenerojë rreth 2.5 miliardë dollarë shitje, sipas Ulukaya.

Përvoja me refugjatët e frymëzoi gjithashtu Ulukaya për të filluar Partneritetin Tent për Refugjatët në 2016. Partneriteti është një organizatë jofitimprurëse që këshillon kompanitë se si mund të ndërtojnë programe efektive të punësimit të refugjatëve dhe të integrojnë refugjatët në fuqinë e tyre të punës.

“Në atë qytet të vogël ku unë isha djali i dytë me theks, ne si përfundim patëm mbi 15 gjuhë të ndryshme që fliteshin nga banorët që u shpërngulën atje për punë,” tha Ulukaya. “Njerëz nga e gjithë bota, sup më sup, bëjnë kos”.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0