“The Guardian”: Kujdes nga virusi kompjuterik nga Shqiperia - Business Magazine Albania

“The Guardian”: Kujdes nga virusi kompjuterik nga Shqiperia


Perdoruesit e Facebookut po paralajmerohen qe te mos klikojne nje link qe duket si nje video e nje femre duke u zhveshur ne ueb-kamere, pasi kjo i detyron ata te shkarkojne nje virus i cili do t’ua vjedhw te dhenat e tyre personale.
Firma e sigurise online “Bitdefender” ka leshuar nje paralajmerim ne lidhje me kete aplikacion (malware), per te cilin beson se eshte zhvilluar ne Shqiperi.

Linku eshte dizajnuar ne ate menyre qe te duket sikur eshte video e YouTube, por kur klikoni ne te, iu çon ne faqe te ndryshme qe provojne te instalojne aplikacione dashakeqe nen masken e nje azhurnimi te Adobe Flash playerit.
“Mashtruesit kane krijuar mbi 20,000 URL unike qe i ridrejtojne viktimat ne uebfaqe dashakeqe dhe ne nje video te rreme te YouTube, qe paraqet nje femer duke i hequr rrobat e saja para ueb-kameres”, ka thene per The Guardian, shefi i strategjive te sigurise ne Bitdefender, Catalin Cosoi.

“Videoja leshohet per disa sekonda per t’i joshur perdoruesit meshkuj qe te klikojne. Shkruesit e programit dashakeq kane ndryshuar edhe numrin e shikimeve te videos ne menyre qe te duket sikur e kane pare mbi 1 milion njerez”.
Hakeret jane duke perdore URL te shkurtuara nga sherbimi i internetit bit.ly per te maskuar adresat dashakeqe te internetit, ndonese Bitdefender thote se e ka njoftuar kompanine per kete problem.

Nese instalohet, virusi Trojan.Agent.BDYV mund te punoje perbrenda shfletuesve perfshi Chrome-in dhe Firefox-in, t’i etiketoje miqte ne Facebook dhe ua pamundeson perdoruesve te infektuar te fshijne postimet qe vijne nga ky virus ne faqen tuaj te Facebook-ut.

(BalkanWeb)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0