Tetë strategji për të bërë atë që doni dhe për të dashur atë që bëni - Business Magazine Albania

Tetë strategji për të bërë atë që doni dhe për të dashur atë që bëni

Shumë pronarë të suksesshëm biznesesh ndihen mjerisht të paplotësuar. Ja se si t’a shmangni këtë zhgënjim.

Si një udhëheqës për sipërmarrësit e rinj dhe pronarët e bizneseve, vërehet se shumë prej tyre nuk e shoqërojnë më shumë përmbushje dhe kënaqësi me më shumë para, pushtet dhe sukses. 

Mesa duket përmbushja për këta sipërmarrës të rinj ka të bëjë me të ndryshuarit e botës dhe trashëgiminë. Në fakt, klientët e sotëm duken gjithashtu më të tërhequr nga kompanitë me qëllim më të lartë sesa fitim.

Megjithatë, pavarsisht nëse e shihni përmbushjen personale si më shumë sukses në biznes apo të bërit e botës një vend më të mirë, ekzistojnë disa strategji të zakonshme për t’a arritur këtë.

Këto janë disa strategji kryesore nga drejtuesit më të kënaqur të bizneseve:

Krijoni planin tuaj për të arritur aty ku dëshironi.

Mos prisni që plani dhe prioritetet e dikujt tjetër të funksionojnë për ju. Nëse nuk keni asnjë plan, me siguri nuk do t’ia arrini ose nuk do të jeni në gjendje të vlerësoni progresin tuaj gjatë rrugës. Për pjesën më të madhe të njerëzve, një jetë e përmbushur nënkupton të ndjekësh vazhdimisht dhe të angazhohesh masivisht në arritjen e qëllimeve të tua.

Mos prisni të ndodhë një krizë për të vendosur çfarë është e rëndësishme.

Jo vetëm është e dhimbshme kjo qasje, por është e vështirë të mendosh drejt kur ndodhesh poshtë. Përpara se të filloni biznesin tuaj, mendoni gjatë për vizionin tuaj të përmbushjes dhe shkruajeni në letër. Kini parasysh se asnjëherë nuk do të mund të kontrolloni momentin dhe periudhën e saktë dhe listoni kostot dhe rreziqet kryesore.

Vlerësoni pozicionin dhe avancimin tuaj në mënyrë të vazhdueshme.

Ne të gjithë mësojmë nga veprimet dhe gabimet tona si dhe ndryshimet që ndodhin në botë ditë pas dite. Pivotët janë pjesë normale e çdo biznesi dhe ato duhet të jenë pjesë e udhëtimit tuaj drejt përmbushjes. Nëse nuk mbani inventarë se ku ndodheni, nuk do të jeni në gjendje të përmirësoni rrugën tuaj.

Mblidhni një ekip mbështetës, plotësues për t’ju ndihmuar. 

Njerëzit nuk mund të kenë sukses e as mund të mbijetojnë në biznes si “rojtarë” të vetëm. Aq më pak munden të kenë sukses, të rrethuar nga persona që thonë po për çdo gjë apo “ndihmues” në vend të ndihmës. Ne të gjithë kemi pika të dobëta, prandaj na duhen marrëdhënie të shëndetshme me njerëz, të cilët kanë aftësi dhe njohuri plotësuese, por të ndryshme nga tonat.

Sulmoni në mënyrë proaktive barrierat e përmbushjes një nga një.

Shumë njerëz i shohin barrierat e përmbushjes së tyre dhe në vend që të përballen me to drejtpërsëdrejti, presin me shpresën se ato do të ikin si me magji. Në këtë aspekt ju nuk mund t’i zvarrisni gjërat, të ktheni kokën në anën tjetër apo të shpresoni se gjërat do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Vendosni dhe veproni për të eleminuar çdo barrierë drej përmbushjes. 

Lexo: 3 strategji se si të konkurrojmë dhe fitojmë në një mjedis biznesi që ndryshon vazhdimisht

Shtyjeni veten përtej zonës suaj të komfortit.

Të qëndruarit në zonën e komfortit asnjëherë nuk do t’ju japë ndjenjën e arritjes dhe përmbushjes dhe në fund do të bëhet e mërzitshme. Çdo biznes do t’ju ofrojë shumë mundësi në këtë aspekt, duke përfshirë përsosjen e aftësive tuaja të komunikimit, modele të reja të biznesit dhe klientë emocionues. 

Për shembull, Jeff Bezos i atribuon një pjesë të madhe kënaqësisë në punë dhe suksesit të tij tek Amazon, strategjisë së tij për t’u përkushtuar shpesh në projekte të reja të propozuara nga ekipe të brendshme të besueshme, pavarsisht se zona e tij e komfortit nuk pajtohet me këtë. Ai e shijon të mësuarin nga rreziqet e përllogaritura.

Udhëhiq të tjerët për të ndarë ato që ke mësuar.

Një nga çelësat e përmbushjes time ka qenë trajnimi, udhëzimi dhe kalimi i asaj që kam mësuar gjatë rrugës. Kjo mund të përfshijë transferimin e kohës, parave dhe aftësive. Të ndihmuarit të tjerët ka qartësuar mendimin tim dhe ka forcuar pikëpamjen time për atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetën dhe biznesin tim.

Festoni çdo hap përpara në rrugën tuaj.

Vetëpërmbushja është një udhëtim, jo një destinacion. Është e rëndësishme të shpërblesh dhe njohësh veten edhe në hapat e vegjël gjatë rrugës.

Kjo mund të bëhet edhe duke marrë pak kohë pushim për atë udhëtimin e veçantë, ose duke kaluar një ditë duke e shpërblyer veten me gjëra qefi kur arrini një moment historik, siç është fitimi i parë.

Nëse flet me mua si këshilltar, dëshmia më e mirë që mund të siguroni në rrugën drejt vetë-përmbushjes është të siguroheni se ju po bëni atë që doni dhe e doni atë që bëni. Shumë rrallë dëgjoj sipërmarrës që thonë se nuk mund ta besojnë se po paguhen për “punën” që bëjnë.

Edhe ju mund të vërtetoni se përmbushja mund të çojë në sukses, por suksesi jo domosdoshmërisht çon në përmbushje.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0