TET, programi më i madh në Shqipëri për sipërmarrjen te gjimnazistët, po vjen në Tiranë!

TET, programi më i madh në Shqipëri për sipërmarrjen te gjimnazistët, po vjen në Tiranë!


TET – I pari kamp sipërmarrjeje vetëm për gjimnazistë!

Çfarë është TET?

TET (Tomorrow’s Entrepreneurs Tirana) është një program 23 javor për të përfshirë gjimnazistët në të mësuarit praktik duke vizituar biznese vendase në Tiranë. TET u ofron nxënësve mundësinë e të paturit mentorë personalitete të biznesit. Çdo nxënësi i jepet mundësia të fillojë një biznes të vërtetë me qëllimin për t’i ndihmuar që të përdorin të gjitha burimet për të pasur sukses në ekosistemin e sipërmarrjes në Tiranë dhe më tej.

Studentët gjithashtu formojnë lidhje mentorshipi me profesionistë nga komuniteti i bizneseve. Synimi i TET është të shtyjë nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike që të punojnë me kualitet dhe në mënyrë të vazhdueshme. TET është i vetmi program i dizenjuar që të përfshijë nxënësit në të mësuarit praktik dhe të zgjojë interesin nëpërmjet komunitetit të tyre. Në vend që të flasim për sipërmarrjen në mënyrë abstrakte, TET i fton nxënësit të mësojnë në bizneset përreth tyre.

Si funksionon TET?

Tre ditë në javë, nga e Marta deri të Enjten, nxënësit takohen për 90 minuta në biznese në Tiranë. Gjatë këtyre vizitave ata përfshihen në diskutime me sipërmarrës dhe dëgjojnë folësit e ftuar. Përgjatë kursit kohor të TET secili nxënës zhvillon dy plane biznesi (një për biznesin në grup dhe një për atë personal) që u prezantohen bankierve dhe investuesve. Në përfundim të TET nxënësit paraqesin bizneset e tyre personale në Panairin Final nga Albania’s Business Generation.

Facilitatorët

Nxënësit e TET janë gjithnjë të shoqëruar gjithnjë nga të paktën një facilitator. Facilitatorët e TET janë profesionistë nga fusha e biznesit të cilët janë përkushtuar për të shoqëruar nxënësit përgjatë rrugëtimit të tyre në TET. Ata zotërojnë aftësi, njohuri, dhe lidhje në botën e biznesit vendas por më rendësishmja, ata janë ndërtues marrëdhëniesh. Këtë vit, TET ka dy facilitatorë. Njihi facilitatorët e TET më poshtë.

Eneriko Hajdaraj

Eneriko Hajdaraj është lead auditor i akredituar për sisteme manaxhimit dhe konsulent biznesi prej katër vitesh gjatë të cilave ka asistuar sipërmarrje në Shqipëri dhe Kosovë ku në sajë të përvojës së tij ka arritur që sipërmarrjet të promovohen në tregun ndërkombëtar. Eneriko është trajner i certifikuar për zhvillimin e aftësive ndërpersonale të sipërmarrësve. Ai është trajnuar në fusha si: planifikim biznesi dhe financiar, inovacion, manaxhim projektesh dhe fondesh publike dhe donator ndërkombëtar, etj. Eneriko është diplomuar në Tirana Business University, në fakultetin Administrim Biznesi.

Oltjon Valisi

Oltjon Valisi është pjesë e ekipit akademik për lëndët Sipërmarrja dhe Menaxhim Projekti si dhe Menaxher i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Tirana Business University (TBU). Më herët, Oltjoni është angazhuar si konsulent biznesi pranë EJ Business Consulting. Ai vijon të asistojë disa ekipe studentësh në rrugëtimin e tyre drejt sipërmarrjes përmes Inkubatorit të Biznesit në TBU.

Rreth Albania’s Business Generation

ABG është një organizatë e nisur nga 4 studentë në Mars të vitit 2016 për të fuqizuar sipërmarrjen tek të rinjtë shqiptarë. ABG nisi kampin e parë të sipërmarrjes në Shqipëri për gjimnazistë që të sillnin në jetë idetë e tyre. ABG ka përgjedhur 106 nxënës deri më sot për të qenë pjesë e programeve mbi sipërmarrjen nga 600+ aplikime në total.

https://youtu.be/qDpnqk-UU2k

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0