Tesla “surprizon”! Fitime rekord në tremujor në mes të krizës globale të çipave dhe zinxhirëve të furnizimit - Business Magazine Albania

Tesla “surprizon”! Fitime rekord në tremujor në mes të krizës globale të çipave dhe zinxhirëve të furnizimit

Tremujori i tretë solli fitim rekord për Tesla, në shumën e 1.6 miliardë dollarëve. Kjo pavarësisht nga mungesa globale e çipave dhe vonesat në shfaqjen e versioneve të reja të Model S dhe SUV Model X.

Tesla xhiroi rreth 13.7 miliardë të ardhura dhe e bëri ndërsa çmimi mesatar i shitjes vazhdoi të binte për shkak të popullaritetit në rritje të sedanit më të përballueshëm Model 3 dhe SUV Model Y.

Suksesi i Tesla-s në këtë tremujor vjen në një kohë kur rivalët e saj po përballen me mungesën e çipave dhe  vështirësi të mëdha të zinxhirit global të furnizimit. Shitjet e General Motors në SHBA ranë 33 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa ato të Fordit ranë rreth 27 përqind. Tesla, ndërkohë, rriti dërgesat e saj globale në më shumë se 241,000 në tremujor, duke vazhduar rritjen e qëndrueshme.

Lexo edhe: “Beteja” e makinave elektrike. Nikola do vazhdojë gjyqin 2 bilionë dollar me Tesla

Suksesi i kompanisë në 2021 është gjithashtu edhe falë popullaritetit të shtuar të SUV Model Y – të cilin kompania sapo ka filluar ta shesë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Fabrika e kompanisë në Kinë ka prodhuar automjete për më shumë se një vit, dhe dy të tjera janë planifikuar të fillojnë punën në të ardhmen e afërt në Teksas dhe Gjermani.

Burimi: The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0