Tesla shkarkon 700 punonjës brenda javës

Tesla shkarkon 700 punonjës brenda javës


Tesla ka bërë disa ndryshime drastike në stafin e saj.

Prodhuesi i makinave ka pushuar rreth 400 deri në 700 punonjës këtë javë. Kompania raporton se këto shkarkime kanë ndodhur si pasojë e performancës së ulët.

“Ashtu si të gjitha kompanitë, Tesla kryen një rishikim vjetor të performancës gjatë së cilës një menaxher dhe punonjës diskutojnë rezultatet e arritura, si dhe mënyrën se si këto rezultate janë arritur gjatë periudhës së performancës”, tha një zëdhënës i Tesla. “Rishikimet e performancës herë pas here rezultojnë në largimet e punonjësve.”

Shkurtimet vijnë pasi kompania vazhdon të luftojë me vonesat në prodhim dhe mungesën e efikasitetin. Kompania kishte premtuar të krijonte 1,500 makina të reja të Model 3 këtë muaj, por arriti të prodhojë vetëm 260.

Lexoni: Modeli 3 i Tesla po sjell një nga ndryshimet më të mëdha të dizajnit në historinë e makinave

Shumica e shkurtimeve u bënë për pozicionet e shitjeve dhe administrative dhe ky eksod nuk do të ketë shumë ndikim në fuqinë punëtore të fabrikës afërsisht 10,000 që prodhon Modelin 3.

Punonjësit nuk janë njoftuar paraprakisht para përfundimeve. Tesla pretendon se ka në plan të plotësoj shumicën e vendeve të lira.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0