Tërmeti e COVID-19 “fundosin” hotelet, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ra me 96% - Business Magazine Albania

Tërmeti e COVID-19 “fundosin” hotelet, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ra me 96%

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për hotele dhe të ngjashme për 6 mujorin e parë të vitit ka rënë me 96.4% në raport me janar-qershor të një viti më parë. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo sipërfaqe ishte saktësisht 11 559 metra2 teksa një vit më parë për të njëjtën periudhë ishte rreth 311 mijë m2.

Rënia e sipërfaqes së dhënë për leje ndërtimi për objekte me destinacion hotelerinë ishte e dukshme që në tremujorin e parë kur nga janari në mars ishin dhënë vetëm 4290 m2 ndërsa një vit më parë ishte mbi 285 mijë m2. Kjo rënie lidhet me situatën e krijuar nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit ndërkohë që tkurrje në rënie në raport me një vit më parë ishte edhe tremujori i dytë i këtij viti dhe që reflekton situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19. Të dy këto fenomene kanë frenuar disi ndërtimin por pa e ndalur atë sikurse ndodhi në përgjithësi në sektorët e tjerë të ekonomisë.

Investimi në struktura akomoduese ka nisur të ketë një rritje graduale qysh nga viti 2017 që shënon edhe vitin e parë kur nisi “boom”-i turistik i Shqipërisë lidhur me turizmin e organizuar kryesisht në zonën e Golemit dhe më pak në Sarandë. Rritja e numrit të turistëve vit pas viti bëri që të rritet në mënyrë të vazhdueshme sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim hotelesh dhe të ngjashme, teksa bizneset në përgjigje të kërkesës, nxituar që të rrisnin kapacitetet e tyre hoteliere.

Sipas INSTAT në vitin 2017 kjo sipërfaqe ishte 89 mijë m2 ndërsa në vitin 2018 122 m2. Rekordi i lejeve të dhëna me këtë orientim ishte 419 mijë m2. Kjo rritje në 2019-n erdhi në një kohë kur janë dhënë një sërë lejesh për fshatra e resorte turistikë dhe hotele nën emra “brand” në kryeqytet. Aktualisht në Tiranë pranë Arenës Kombëtare është njoftuar vendosja e brandit “Mariott” në kullën pranë tij teksa edhe hotele të tjera si Hyatt që ka  nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Kastrati apo Melia që pritet të marrë nën menaxhim investimin “San Pietro” në Gjirin e Lalzit janë bërë pjesë të tregut shqiptar.

Një tjetër markë ndërkombëtare si AÇOR njoftoi se do të ishte pjesë e tregut shqiptar përmes një partneri me Bolv Oil Group në fund të vitit të shkuar. Struktura akomoduese do të vijë nën emrin Novotel dhe pritej sipas deklaratave të para që të hapej në vitin 2021. Vitin e kalua, Shqipërinë e vizitoi një numër rekord të huajsh prej më shumë se 6 milionë personash. Por këtë vit, hyrjet e të huajve kanë rënë ndjeshëm si rrjedhojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0