Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi rreth vaksinave - Business Magazine Albania

Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi rreth vaksinave

Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi nxisin mosbesimin tek vaksinat dhe mund të ulin nivelet e vaksinimit për COVID-19n në Amerikë dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten. Studimi, ku morën pjesë 8,000 njerëz nga të dyja vendet, zbuloi se më pak njerëz do ta “bënin patjetër” vaksinën sesa vlerësimi i shkencëtarëve, sipas të cilëve është e nevojshme që vaksinën ta marrë 55% e popullsisë për të siguruar të ashtuquajturin “imunitet të turmës”.

“Vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit i marrin ato. Dezinformimi shfrytëzon ankthin ekzistues dhe pasigurinë për vaksinat e reja apo për platformat që po përdoren për krijimin e tyre,” tha Heidi Larson, profesore në Shkollën e Londrës për Higjienën dhe Mjeksinë Tropikale, e cila ishte një ndër drejtueset e studimit. Kjo kërcënon të minojë nivelet e pranimit të vaksinës për COVID-19n”, tha zonja Larson, e cila është gjithashtu drejtoreshë e Projektit Ndërkombëtar të Besimit të Vaksinat.

Studimi publikohet ndërkohë që një ndër projektet kryesore të vaksinës dha rezultate premtuese këtë javë. Kompania Pfizer Inc tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale për COVID-19n ka një efekt prej më shumë se 90%, bazuar në të dhënat e provave të fazës së vonë. Të dhënat shihen si një hap vendimtar në betejën për të frenuar pandeminë. Në studimin për keqinformimin, 3,000 persona të anketuar në secilin vend u ekspozuan gjerësisht midis qershorit dhe gushtit ndaj njoftimeve keqinformuese në mediat sociale për vaksinën e koronavirusit. Ndërkaq, 1,000 personave të tjerë në secilin vend iu treguan informacione faktike në lidhje me vaksinën.

LEXO: Pse lëvizja kundër vaksinave po fiton terren gjatë një pandemie

Para se të ekspozoheshin ndaj keqinformimit, 54% e këtyre personave në Britani thanë se ata “patjetër” do ta pranonin vaksinën, ashtu si 41,2% në Shtetet e Bashkuara. Por pas shfaqjes në Internet të dezinformimit, shifrat ranë me 6.4 përqind në Britani dhe 2.4 përqind në Shtetet e Bashkuara. Studimi nxjerr në pah se në të dyja vendet, njerëzit pa diplomë universitare, ata që bëjnë pjesë në grupet me të ardhura të ulëta dhe jo të bardhët kanë më shumë gjasa ta refuzojnë vaksinën. Gratë, sipas studimit, kanë më shumë të ngjarë se burrat ta refuzojnë vaksinën për koronavirusin. Megjithatë, një numër më i madh të anketuarish në të dyja vendet thanë se do ta merrnin vaksinën nëse do të ishte fjala për të mbrojtur familjen, miqtë ose grupet e rrezikuara të popullatës.

VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0