“Telekom Albania” ndryshon emrin, bëhet “One” - Business Magazine Albania

“Telekom Albania” ndryshon emrin, bëhet “One”

Telekom Albania, operatori i dytë më i madh i telefonisë celulare në vend, ka ndryshuar emrin e tij tregtar. Sipas depozitimit të bërë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në datën 27 korrik, emri i subjektit nga “Telekom Albania” bëhet “One Communication”, ndërsa emri tregtar nga “Telekom Albania” bëhet “ONE”. Ndryshimi i emrit erdhi më shumë se një vit pasi kompania u ble nga shqiptaro-bullgarët e  “Albania Telecom Invest AD”. Deri tani, kompania kishte përdorur markën tregtare “T”, të aksionerit të mëparshëm “Deutsche Telecom”.

Krahas ndryshimit të emrit, kompania ka miratuar pasqyrat financiare dhe ka vendosur që të shpërndajë një dividend në total prej rreth 4 milionë eurosh, nga të cilat 2.2 milionë euro janë divident për fitimet e vitit 2019 dhe 1.8 milionë euro i përket fitimeve të viteve të kaluar. Fitimi neto për vitin 2019 është 268.6 milionë lekë (rreth 2.2 milionë euro), ndërsa fitimi gjithëpërfshirës ishte 1.16 miliardë lekë.

Operatori i telefonisë celulare i është rikthyer fitimeve pas disa vitesh me humbje të mëdha. Sipas bilancit të vitit 2018, humbja në 2017-2018 ishte mesatarisht rreth 39-40 milionë euro. Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në tremujorin e parë 2020, Telekom Albania kishte 990.6 mijë përdorues aktivë, me një rritje prej 4.1% në raport me fundin e 2019-s, duke e renditur atë në operatorin e dytë më të madh në vend, pas Vodafone, me 38% të tregut, sipas numrit të operatorëve aktivë.

Të ardhurat e Telekom Albania për vitin 2019 ishin 8.2 miliardë lekë, sipas AKEP, nga gati 8.8 miliardë lekë, që u raportuan në vitin 2018, sipas bilancit zyrtar.

Shitja e aksioneve

Në 2018-n, grupi grek OTE – i cili është në pronësi të rrjetit gjerman të telekomunikacionit, “Deutsche Telecom” – dhe zotëronte 99.79% të aksioneve të “Telekom Albania”, e nxori atë në shitje. Në janar 2019, u njoftua se blerësi ishte sipërmarrja bullgare “Albania Telecom Invest AD”, për një shumë totale prej 50 milionë eurosh. “Albania Telecom Invest AD” kontrollohet nga z. Spase Roussev, aksioner kryesor i operatorit të telefonisë bullgare “Vivacom”, dhe nga z. Elvin Guri, një investitor shqiptaro-bullgar.

Pak ditë përpara miratimit të kalimit përfundimtar të aksioneve të “Telekom Albania” te bullgaro-shqiptarët e “Albania Telecom Invest AD” (që u finalizua në 7 maj 2019), kompania vendosi, si pjesë e marrëveshjes së blerjes, të shpërndajë 50 miliardë lekë (400 milionë euro) si dividend për aksionerët e “Cosmote Mobile Telecommunication”. Shoqëria kishte një fitim të grumbulluar të pashpërndarë në formën e rezervave, nga viti 2001 deri në vitin 2010. Shuma që iu shpërnda aksionerëve në formën e dividendit është në vlerën e rreth 50 miliardë lekëve.

Nga viti 2001 deri në 2016, “Telekom Albania” (ish-AMC) ka realizuar fitime prej rreth 730 milionë eurosh, sipas të dhënave zyrtare nga bilancet.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0