Telefoni i palosshëm Huawei Mate X filloi të shitet në Kinë

Telefoni i palosshëm Huawei Mate X filloi të shitet në Kinë – çmimi mbi 2 mijë dollarë


Telefoni i palosshëm i Huawei Mate X u lançua të premten në Kinë.

Pajisja që pritet të kushtojë rreth 2400 dollarë, ka pasur një shitje rekord menjëherë pas daljes në treg.

Mate X, fillimisht ishte planifikuar të lançohej në qershorin e kaluar, por për arsye teknike është shtyer dalja e tij në treg.
Çmimi fillestar i Huawei Mate X është 2,400 dollarë në Kinë, duke e bërë atë më të shtrenjtë se rivali kryesor, Samsung Galaxy Fold. Mate X përmban një ekran 6.6 inç në pjesën e përparme dhe një ekran 6.38 inç në pjesën e pasme. Kur telefoni paloset, madhësia e ekranit rritet me 8 inç. Ajo gjithashtu vjen me kamera treshe, 8 GB RAM, hapësirë ruajtje 512 GB dhe një bateri me dy qeliza 4,500mAh me karikim të shpejtë 55W.

Huawei Mate X nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion jashtë Kinës.

Për dallim nga smartphone-t e Samsung, Mate X palos ekranin në pjesën e jashtme.

AndroidCentral

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0