Por nuk ka pse të jetë kështu. Ka shumë telefona të tjerë, ndoshta nuk e dominojnë tregun në masë, por kanë parametrat e duhura si ekrani i mirë, kamera e pastër dhe jetëgjatësi baterie për një çmim të përballueshëm.
Për t’ju ndihmuar të gjeni telefonin që ju duhet, ndoshta dhe për një dhuratë të bukur, kemi renditur disa nga telefonat më të mirë dhe ekonomikë që mund të gjeni në treg. Disa janë telefona të rinj, të tjerë janë telefona që i kanë rezistuar shijeve të reja të kohës.
Moto G5 Plus është lehtësisht telefoni më i mirë për paratë tuaja. Ai përdor një version praktikisht të Android, ka një dizajn të ngjashëm me premium, një kamera me dy lente, jetëgjatësi të madhe të baterisë dhe një skaner gjurmë gishtash.
Telefoni fillon nga 229 dollarë për një model me 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ruajtëse, ose 299 dollarë për një model që i dyfishon të dyja këto. Por tani, telefoni është praktikisht falas: ai po shitet për 199 dollarë deri në 24 dhjetor.
Moto X4
Moto X4 është i papërshkueshëm nga uji, përmban asistenten Alexa, plus një kamerë të dyfishtë të pasme që kap pamje fantastike edhte në dritë shumë të ulët.
Vjen në dy ngjyra: e zezë dhe blu e pastër. Çmimi i tij është 399 dollarë.
Në vlerën 350 dollarë, iPhone SE është çuditërisht i lirë për një iPhone.
IPhone SE është në thelb një iPhone 6S brenda trupit të një iPhone 5S. I njëjti chip që fuqizon iPhone SE gjithashtu fuqizon iPhone 6S, si dhe iPadin më të fundit. Ai mund të xhirojë video 4K dhe foto HDR, ka hapësirën për kufjet, përshtatet në pëllëmbë të dorës tuaj dhe është ende në gjendje për të drejtuar versionin më të fundit të sistemit operativ të smartfonëve të Apple, iOS 11.
ZTE Blade V8 Pro nuk është me të vërtetë i veçantë, por ka disa detaje të këndshme. Bateria e tij zgjat edhe më shumë se Moto G5 Plus, plus ka një ekran të madh prej 5.5 inç dhe një konfigurim të mirë me dy kamera. Telefoni gjithashtu ka një gomë mbrapa që e bën më të lehtë për ta mbajtur.
V8 Pro është pak më i shpejtë se disa nga kolegët e tij dhe kushton vetëm 139 dollarë në Amazon, krahasuar me çmimin e zakonshëm prej 229 dollarë.
Huawei Honor 8 është pak i vjetër në këtë pikë – doli në gusht 2016 – por është ende një telefon mahnitës. Ai është super i hollë, ka një kamera të mirë. Ai gjithashtu ka një ekran të bukur, është i këndshëm dhe i shpejtë dhe ka një kamerë të dyfishtë në anën e pasme.
Ka dhe disa dobësi: Trupi i bukur i xhamit është shumë i rrëshqitshëm, kohëzgjatja e baterisë nuk është shumë mbresëlënëse dhe softueri është ashtu-kështu. Megjithatë, për 400 $ – ose 355 $ me ulje tashmë – ky telefon është një zgjedhje e mirë.
Asus Zenfone 3 Zoom është një telefon i papërshkrueshëm, i ndërtuar me alumin, kjo e bën shumë të madh për përdorim me një dorë dhe funksionon vetëm me rrjete si AT&T dhe T-Mobile. Ka një ekran me rezolucion të lartë prej 5.5 inç, një aparat fotografik të pastër dhe mund të zgjasë dy ditë të plota në një karkim të vetëm.
Moto E4 është i përsosur “për dikë që thjesht dëshiron një smartphone.” Është një pajisje e shkëlqyer me një çmim pothuajse tronditës prej 129,99 dollarë.
E4 vjen në dy ngjyra, i zi dhe ngjyrë ari dhe ka një ekran 5 inç. Është gjithashtu i papëshkrueshëm nga uji, ka një sensor njohës të gjurmëve të gishtit dhe një kohëzgjatje të mirë të baterisë.
Kamera e tij është pak mediokër, pamja nuk është super si një iPhone apo Galaxy, dhe mund të jetë paksa i ngadaltë. Por për 130$, e justifikon çmimin.
HTC U11 Life është bërë nga një plastike e qëndrueshme dhe porti USB-C i ngarkimit është çuditërisht në njërën anë dhe jo në mes.
Telefoni krenohet me një kamera të shkëlqyer, një zgjidhje të mrekullueshme për hapësirën e tij të humbur të kufjeve në modelet e tjera dhe çdo gjë tjetër që prisni nga një U11: jetëgjatësi e baterisë, skaje të lakuara të quajtura “Edge Sense”, asistenten Alexa dhe një shërbim i dobishëm i versionit Android.
E vetmja dobësi e tij është se është i disponueshëm vetëm në SHBA për linjat si AT&T dhe T-Mobile.
/BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.