TeleDoc Albania ofron konsulta falas për Coronavirus

TeleDoc Albania ofron konsulta falas për Coronavirus-in


Në një periudhë kur të gjithë jemi përqendruar tek shëndeti jonë si pasojë e frikës nga Coronavirus, TeleDoc ofron konsulta falas për njerëzit e shqetësuar nga simptomat e virusit Corona, gripit tipik apo ftohjes.

TeleDoc ka krijuar një aplikacion pa pagesë. Mjafton ta shkarkoni aplikacionin TeleDoc nga Apple App Store ose Google Play Store, të regjistroheni duke shkruar të dhënat përkatëse dhe mund të përfitoni video-konsultë pa pagesë nga shtëpia me një prej mjekëve që janë pjesë e stafit të klinikës TeleDoc. Mjekët janë të liçensuar dhe ju  ofrojnë këshillim të vazhdueshëm nëpërmjet telefonit dhe videotelefonatave 24 orë në çdo ditë të javës.

Përveç shërbimit online, TeleDoc ofron edhe konsulta me mjekët specialistë dhe pediatrët në klinikë. Është për t’u theksuar fakti se TeleDoc respekton politikat e privatësisë. Të dhënat e pacientit apo personit që kërkon këshillim online ruhen të sigurta, pa përfshirë palë të treta. Çdo pacient ka një kartelë elektronike të mirfilltë, në rast se telefonon apo ka nevojë për diçka shtesë, mjekët i përgjigjen duke u bazuar tek raporti që kanë shkruar pas çdo video-telefonate.

Në një intervistë për Business Mag, përfaqësuesja e TeleDoc, Besa Mulita na tregon se kërkesat për konsulta online janë shtuar shumë pas përhapjes së virusit Corona nëpër botë. “Prandaj ne vendosëm t’a ofrojmë aplikacionin pa pagesë, për të ulur panikun që kanë njerëzit.Mjekët kanë qenë të gatshëm t’i ndihmojnë pacientët kudo dhe kurdo, pa hezitim. Gjithashtu, gjatë periudhës së tërmetit, kemi marrë shumë video-telefonata. Njerëzit përveçse pyesnin si mund të vepronin për të dhënë ndihmën e parë, ishin të traumatizuar psikologjikisht. Mund të them me bindje se mjekët tanë kanë dhënë një kontribut të vlefshëm për shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve”, thotë Besa.

Lexoni: Minimizoni ndikimin e Coronavirus tek bizneset jashtë kufijve

TeleDoc është degë e TeleDoc Global, e cila e ka qendrën në Austri. Ajo ka filluar aktivitetin e saj në Shqipëri që prej qershorit të vitit 2019 dhe numëron rreth 5000 njerëz të abonuar, që bëjnë vazhdimisht konsulta online për gjëra të cilat mund të shërohen lehtësisht nga shtëpia. Besa u shpreh që para se të futeshin në treg, bënë një studim, i cili zbuloi se rreth 75% e rasteve që mbërrinin nëpër urgjencat e spitaleve mund të merrnin zgjidhje prej TeleDoc. Sigurisht bëhet fjalë për dhimbje abdominale, probleme të zorrëve/digjestive, grip, infeksionet respiratore, ftohje, dëmtimet e lëkurës, probleme me tensionin, helmimet, temperaturën, infeksionet dhe gjëra të ngjashme.

Stafi i TeleDoc përbëhet nga 300 mjekë, shumica prej të cilëve kanë mbi 10 vite eksperiencë dhe gjithashtu punojnë për spitalet shtetërore. Ata kanë kontratë dhe punojnë online. Kjo ka ndikuar edhe në ekonomi, pasi mjekët paguhen me standarde europiane dhe është një shtysë për ta të mos largohen nga vendi.

Është pozitiv fakti që mjekët kanë akses në sistemin e TeleDoc edhe nga shtëpia. Ju mund të jeni në shtëpi, pa dashur të dilni apo të shpenzoni kohën duke shkuar në klinikë, mjeku gjithashtu gjendet në shtëpi, por konsulta juaj mund të kryhet më së miri nëpërmjet komunikimit në distancë.

Secili prej nesh mund të përfitojë prej paketave të TeleDoc.

Paketa Personale kushton 3.990 lekë në vit ndërsa Paketa Familjare kushton 7.490 lekë (përfshihen dy të rritur dhe dy fëmijë nën 26 vjeç). Përmes paketave mund të përfitoni mbulim mjekësor çdo ditë të vitit. Gjithashtu, ju mund të aksesoni Dhomat e Konsultimit TeleDoc online nëpërmjet Uebinareve pa para.

Mjekët e TeleDoc ofrojnë edhe Workshop-e për ekipet e kompanive të ndryshme duke u mësuar gjëra themelore për kujdesin ndaj shëndetit.

“Nuk duhet të presim të sëmuremi për të shkuar tek mjeku. Duhet të konsultohemi vazhdimisht”, thotë Besa në fund të intervistës për Business Mag.

Nëse doni të shkarkoni aplikacionin klikoni këtu ose këtu.

Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të TeleDoc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0