Teknologjia më e pazakontë e KFC sugjeron një porosi në bazë të fytyrës tuaj - Business Magazine Albania

Teknologjia më e pazakontë e KFC sugjeron një porosi në bazë të fytyrës tuaj


KFC nuk e ka herën e parë që “shokon” në mënyrë që të shesi produktet e saj, por kjo është me të vërtetë një gjë e pazakontë. Kjo kompani, në partneritet me Baidu po krijon një restorant “të zgjuar”, i cili do të rekomandojë ushqimin në bazë të pamjes së konsumatorit.

Në mënyrë të veçantë, kabinat e porosisë në restorant, të cilat janë mundësuar nga sistemet kompjuterike të Baidu-së, do të shikojnë moshën, gjininë e konsumatorit dhe shprehjet e tij të fytyrës për të bërë supozime se çfarë mund dëshirojë konsumatori. Një djalosh në të 20-tat e tij, për shembull, me shumë gjasa do të porosiste një vakt të madh me një soda të madhe për drekë, në krahasim me një 75 vjeçare.

Këto janë vetëm sugjerime natyrisht, nuk është e thënë të hani atë që ajo rekomandon (akoma), por në qoftë se jeni klientë të rregullt, kabina do e mbajë mend porosinë tuaj të mëparshme dhe do ua rekomandojë atë gjithashtu. Mos u çudisni me këtë të fundit, nuk është dhe aq shume e ndryshme me një porosi të zakonshme.

Tani për tani, kjo ide për restorantet smart, është vetëm brenda Pekinit, por në qoftë se do të ketë sukses me klientët, teknologjia do të përhapet akoma me shumë.

 

burimi: engadget.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0