Teknologjia e avancuar "eye tracking" përdoret për herë të parë në Shqipëri për analizën e sjelljes së konsumatorit - Business Magazine Albania

Teknologjia e avancuar “eye tracking” përdoret për herë të parë në Shqipëri për analizën e sjelljes së konsumatorit

Teknologjia e avancuar "eye tracking" përdoret për herë të parë në Shqipëri për analizën e sjelljes së konsumatorit

Studimi i fundit i realizuar nga Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe Grupin BALFIN, i paraqitur në emisionin e mëngjesit të Scan TV.

Studimi evidenton ndikimin psikologjik dhe financiar të perceptimit të mungesës së produkteve tek konsumatorët dhe është kryer nga Prof. Asoc. Dr. Mirdaim Axhami nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Aulona Ulqinaku, Departamenti i Marketingut në LIUC Carlo Cattaneo, Milano, dhe Agim Fjolla, Doktorant në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës

“Fokusi kryesor është se si bizneset duhet të komunikojnë në kushte mungese, për të mos ndikuar negativisht në mirëqenien psikologjike dhe financiare të konsumatorëve,” tha Mirdaim Axhami. Studimi analizoi sjelljen e konsumatorëve gjatë periudhave të mungesës, të nxitura kryesisht nga periudha e pandemisë dhe konflikti Rusi-Ukrainë. Teknologjia inovative e “eye tracking” u përdor për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me rrjetet e supermarketeve të Grupit BALFIN, për të analizuar drejtimin e vëmendjes së konsumatorëve kur ata përballen me mungesën e produkteve esenciale dhe jo-esenciale.

Lexo edhe:“Dream Recorder”, pajisja që “përkthen” ëndrrat tuaja dhe i rikthen ato në video

Aulona Ulqinaku shpjegoi se kur mungon një produkt esencial si mielli ose vezët, konsumatori menjëherë kërkon alternativa të tjera. “Vëmendja e konsumatorit shkon menjëherë tek alternativat kur produkti është esencial, ndërsa për produktet jo-esenciale, ata mbeten besnikë ndaj markës së preferuar,” tha ajo.

Një tjetër konstatim i rëndësishëm i studimit është roli i mediave në thellimin e panikut të konsumatorëve përmes mungesës së transparencës ose ekzagjerimit të situatës reale. “Komunikimi i pamjaftueshëm ose i pasaktë nga media ndikon negativisht tek gjendja psikologjike dhe sjellja e konsumatorëve, duke çuar në blerje impulsive dhe krijim mbetjesh ushqimore,” theksoi Axhami.

Në bazë të studimit, ekspertët rekomandojnë që bizneset të komunikojnë në mënyrë transparente dhe të sigurojnë konsumatorin se situata është nën kontroll, duke ofruar zgjidhje dhe alternativa konkrete në momentet e mungesës reale të produkteve. Gjithashtu, ata kërkojnë që marketingu të shmangë krijimin artificial të perceptimit të mungesës, pasi kjo sjell pasoja negative në mirëqenien psikologjike dhe financiare të konsumatorit.

Studimi është një shembull i qartë i bashkëpunimit efektiv ndërmjet akademisë, institucioneve publike dhe biznesit, duke kontribuar në përmirësimin e praktikave të biznesit dhe mbrojtjen e konsumatorit në tregun shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0