Teknikat e nevojshme për një prezantim të suksesshëm të startup-it tuaj, prezantohen  nga Elevator Lab - Business Magazine Albania

Teknikat e nevojshme për një prezantim të suksesshëm të startup-it tuaj, prezantohen  nga Elevator Lab

Teknikat e nevojshme për një prezantim të suksesshëm të startup-it tuaj, prezantohen  nga Elevator Lab

 Elevator Lab vijon inkubinim e startup-eve të teknologjisë. Gjatë Pitch Deck dhe One to One Mentoring, mentorë të ndryshëm theksuan rëndësinë e klientit që në konceptimin e produktit. Takimi online mes organizatorëve dhe pjesmarrësve në konkurs u shoqërua me këshilla konkrete rreth prezantimit të një projekt ideje, zhvillimit të saj. Teknikat synohet të ndihmojnë të rinjtë të jenë sa më bindës me projektet e tyre.

Ja disa prej këshillave të mentorëve që mund të vlejnë për çdo lloj startup-i:

1-Nuk mjaftojnë vetëm pëlqimet e tregut pasi pëlqimi është subjektiv.

2- Praktikë dhe vetëm praktikë, -për të mos mbetur “me kujtesë bosh” gjatë prezantimit.

Çdo startup duhet të ketë parasysh 3 elementë kryesorë gjatë prezantimit nëse ai kërkon që të fitojë mbështetje nga personat e caktuar.

Lexo: Start up-et për Inovacionin, hapet konsultimi publik për projektligjin e ri

1-Heandshake pitch- përdor 30 sekondat e parë që të lësh një përshtypje sa më të hijshme edhe vetëm nëpërmjet një lëkundje të dorës.

2-Elevator pitch-maksimumi 1 minut duhet që të fitoni mbështetje nëpërmjet prezantimit që keni bërë.

3- Listen to me pitch-nëse e kap interesin në këto minuta çdo gjë merr rrjedhën e saj.

Nëse klientët nuk janë të interesuar për të ndryshuar diçka, atëherë nuk ka ecuri.

Gjatë prezantimit duhet të kemi parasysh 4 gjëra:

  1. Të ndërgjegjshëm
  2. Të thjeshtë
  3. Të qartë
  4. Të fokusuar

Si të veproni nëse kujtesa ju braktis për shkak të emocioneve?

Për të mbajtur mend diçka duhet ta përshkruajmë në tre mënyra.

1-Kush është audienca dhe çfarë pret nga ne?

2-Cili është objektivi dhe çfarë doni ju që ata të mbajnë mend?

3-Fokusohuni në 3 elemente kyç të produkti

4-Demo ka një rëndësi shumë të madhe.

5-Çfarë është unike?

Shumica e problemeve që has një startup janë pothuajse të ngjashme. Për më tepër, efektet e pandemisë i janë shtuar listës së problemeve për startup-et. Por, kjo nuk ju lejon të humbisni fokusin. Kini parasysh këto rregulla:

Kërkesa duhet të jetë sa më e qartë dhe sa më logjike. Duhet të dish çfarë kërkon.

Nevojat e biznesit në fazën e financimit duhet të jenë të qarta.

Nevojat kryesore që ka biznesi të thuhen në fund të prezantimit.

Mbajtja e kontaktit me sy përcjell interes.

Nëse nuk e dini përgjigjen tregohuni të sinqertë.

Anëtarët e jurisë që ju dëgjojnë mund të mos jenë teknicienë të fushës.

Përgatituni për një kohë të caktuar.

Gjatë prezantimit sigurohuni që të keni disa të dhënat e caktuara.

Investitori e di që në startup gjërat nuk shkojnë mirë në disa raste. Frika më e madhe është kur ai e nuhat momentin kur ju nuk dini diçka.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0