Technovation, teknologjia është më e sigurt në duart e femrave

Technovation, teknologjia është më e sigurt në duart e femrave


Ky projekt ofrohet gjithashtu dhe në Shqipëri, nën kujdesin e Ambasadës Amerikane. BusinessMag pati kënaqësinë të njihet me katër ide të realizuara në mënyrë fantastike. Nuk mund t’i quajmë vajza të vogëla, pavarsisht moshës, prezantimi dhe puna që ato kishin bërë për idetë e tyre tech ishin më të realizuara nga ç’mund të pritej.

Në fjalimin hyrës znj. Meredith S. Hiemstra, mentore për tre vite për ekipet e vajzave të Technovation në Tiranë, tha se : “Sfida Technovation është një garë globale për vajzat e moshës 10-18 vjeç për të zhvilluar punën në grup, aftësitë teknike dhe sipërmarrëse. Këtë vit në Tiranë, gjashtë ekipe prej (pesë) vajzash kaluan katër muajt e fundit duke bërë: zhvillimin e planeve të biznesit, kodimin e aplikacioneve mobile, dhe prodhimin e videove të prezantimit dhe demo.” Ajo gjithashtu falenderoi dhe 30 anëtarët që u bën pjesë e programit, ndër ta profesionistë e përfaqësues të Vodafone, Protik dhe Qeverisë.

Vajzat punojnë në skuadra për të ndërtuar një aplikacion mobile dhe një plan biznesi për ta lançuar këtë aplikacion, të mbështetura nga mentorë dhe kurikula që Technovation ofron. Fituesit shpërblehen financiarisht për të zhvilluar aplikacionin e tyre.

Këto ishin skuadrat dhe aplikacionet që patëm mundësi të njohim gjatë eventit prezantues:

Default Team, skuadra e parë që prezantoi aplikacionin RedBug. Arla Hoxha, Dea Rrozhani, Enxhi Kodragjini, Greis Haxhiu dhe Tea Kashahu, janë vajzat të cilat punuan për të sjellë këtë aplikacion i cili është i vlefshëm jo vetëm për turistët, por edhe për ne vendasit. RedBug kthehet pas në kohë, në një udhëtim në trashëgiminë komuniste të Shqipërisë. Sipas tyre, komunizmi nuk është diçka që mësohet nga librat e historisë, por nga dëshmitë. Për këtë arsye ato kanë hulumtuar dhe kanë marrë dëshmi nga persona që e njohin mirë atë regjim, duke siguruar kështu informacionin e duhur për aplikacionin e tyre.

A ju ka ndodhur që ju apo një i afërmi juaj të ketë patur nevojë për t’u vizituar apo mjekuar, pa patur mundësi për të shkuar në spital? Ky është problemi që Jasi Ejupi, Sara Shkodra, Sindi Alliu, Suada Loku dhe Jusra Loku kanë dashur t’i japin zgjidhje me aplikacionin e tyre, Home Nursing. Ky aplikacion lidh njerëzit me infermieret e gatshme për të ofruar shërbim në shtëpi. Një ide e zgjuar që vajzat e kthyen në aplikacion, ku çdo infermier mund të krijojë profilin e tij/saj dhe në këtë mënyrë do të kontaktohet nga personat e interesuar.

HomeNursing ofron një shërbim mjekësor të specializuar vetëm me një klik. Këtu mund të shkarkoni aplikacionin për Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=appinventor.ai_8jasiejupi.homenursing

The International Tech Eagles, një nga grupet me vajza tech, prezantoi aplikacionin FreshNet. Sindi Gjonaj, Julianna Schneider, Maiwenn Jouan dhe Desha Stampalija. Në Shqipëri, konsumatorët urbanë dhe fermerët lokalë në fshat nuk kanë lidhje direkte. Kjo sjellë që fermerët të mos jenë në gjendje të shesin të gjitha prodhimet e tyre lokale dhe konsumatorët të blejnë nga supermarketi më i afërt, për hir të lehtësisë. FreshNet, ofron profile përmes të cilave fermerët mund të reklamojnë prodhimet e tyre organike tek konsumatorët. Ndërkohë, klientët mund të kërkojnë në aplikacion për të gjetur fermerë dhe për të parë produktet, shërbimet, vendndodhjen dhe më shumë informacion.

Këtu mund të shkarkoni aplikacionin për Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=appinventor.ai_msdj_tech.FreshNet 

Disa shërbime janë të domosdoshme nga të gjithë. Njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë profesionistë të cilët mundësojnë një shërbim të mirë. Vajzat e Technovation, dhe përkatësisht skuadra Wheelsat krijoi aplikacionin Working Wheel, për të zgjidhur këtë problem. Në Working Wheel ju mund të gjeni: elektriçist, bojaxhi, pastrues, interior dizajner marangoz, hidraulik, mekanik, etj. Një mundësi e mirë për të gjetur profesionisë nga e gjithë Shqipëria falë këtij aplikacioni.

Dhe ndërsa çdo vit gjithnjë e më shumë vajza bëhen pjesë e kësaj sfide, e dimë se gjithnjë ka dhe më shumë probleme për të zgjidhur … dhe sigurisht ka vajza nga çdo pjesë e botës të gatshme që t’i zgjidhin ato.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0