Të rinjtë shqiptarë në Amerikën e Veriut bashkojnë forcat për t’i d.... - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë në Amerikën e Veriut bashkojnë forcat për t’i dhënë zë “brezit të humbur”

Në një kohë kur tensionet politike mes Kanadasë dhe SHBA-së po rriten, një grup i vogël, por i vendosur, të rinjsh shqiptarë po përpiqen të ngrejnë ura bashkëpunimi, solidariteti dhe shprese, jo vetëm për veten e tyre, por për të gjithë ata që ndihen të humbur në emigracion.
Pas suksesit të vitit të kaluar, konferenca “NextGen Professional Conference” rikthehet për të dytin vit radhazi në Toronto, më 29 mars 2025, nën organizimin e iniciativës Albanian Youth, një organizatë jo-fitimprurëse, jo-politike dhe e decentralizuar, e krijuar nga profesionistë shqiptarë që kanë emigruar në 5 vitet e fundit drejt Kanadasë.

Një zë për ata që nuk ndihen më të dëgjuar

“Të emigrosh në Kanada apo SHBA nuk është më ëndërr, por shpesh një betejë e heshtur me papunësinë, ankthin dhe vetminë,” thotë Valentin Cela, themelues i kesaj conference.

Në konferencë do të diskutohen çështje të mprehta që prekin direkt të ardhurit e rinj:

  • Ndryshimet e reja në politikat e vizave,
  • Roli i teknologjisë në tregun e punës,
  • Mundësitë e sipërmarrjes për emigrantët shqiptarë në Amerikën e Veriut.

Por më shumë sesa një diskutim, organizatorët synojnë të krijojnë një rrjet mbështetës mes profesionistëve shqiptarë në SHBA dhe Kanada, për të ndarë jo vetëm sfidat, por edhe rrugët për t’i tejkaluar ato.

Rrënjët shqiptare, forca e diasporës

Pa bujë mediatike, pa sponsorë të mëdhenj, me fonde që vijnë nga vetë komuniteti, kjo organizatë ka ndihmuar tashmë mbi 250 të rinj në gjetjen e punës, orientimin profesional dhe integrimin në jetën e re. Të gjithë anëtarët e saj janë vullnetarë, të shtyrë vetëm nga dëshira për të ndihmuar.

“Ne besojmë se kur një shqiptar ndihmon një tjetër, malet lëvizin,” thonë ata, duke sjellë në jetë një proverbë të vjetër që tingëllon më aktuale se kurrë në një botë të fragmentuar.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0