Inteligjencën artificiale po e përdorin të rinjtë për të bërë muzikë

Të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artificiale për të bërë muzikë

Të rinjtë po përdorin inteligjencën artificiale për të bërë muzikë

Të rinjtë po përdorin gjithnjë e më shumë Inteligjencën Artificiale për procese të ndryshme krijuese, si për të bërë muzikë.Tee Peters, muzikant dhe drejtor programi në Sound Connections, ka përdorur Inteligjencën Atificiale në procesin e krijimit të muzikës së tij prej vitesh, shkruajnë mediat e huaja

Lexo edhe: 3 hapa për të ndërtuar kulturën e AI në biznesin tuaj

Ai tha se për të, AI vepron si “asistent i përsosur”.

“Softueri dhe mjetet që drejtohen nga AI më ndihmojnë të plotësoj atë boshllëk”.

Sipas një sondazhi të ri nga Youth Music, 63% e krijuesve të rinj të moshës 16-24 vjeç po përdorin Inteligjencën Artificiale në mënyra të ndryshme, duke përfshirë krijimin e muzikës.

Kështu, nga 2,829 njerëz të të gjitha moshave në të gjithë vendin është idenfitikuar se njerëzit mbi 55 vjeç ishin skeptikë për përdorimin e AI ndihmëse – me vetëm 19% që përdorin teknologjinë.

Matt Griffiths, CEO i Youth Music, tha se AI është veçanërisht e dobishme në ndihmën për përmirësimin e qasjes dhe heqjen e pengesave që shpesh i përballen krijuesit e rinj.

“Shumë nga industria ka qenë shpesh për privilegjet, dhe në të vërtetë kjo i jep mundësi njerëzve që nuk kanë këtë privilegj të përfshihen.

“Mendoj se disa prej aspekteve pozitive janë që për një krijues të ri që shpesh po e bën vetë këtë, nuk ka burime për të blerë të tjerë që t’i ndihmojnë.

“Ata kanë qasje në AI që u mundëson të shkruajnë tekste këngësh, të shkruajnë komunikim për shtyp, të shkruajnë tekste marketingu dhe të gjitha ato gjëra administrative të rëndësishme që mund t’i bëjnë vetë.”

skynews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0