OpenAI prezanton GPT-4.1, një hap i ri në Inteligjencën Artificiale - Business Magazine Albania

OpenAI prezanton GPT-4.1, një hap i ri në Inteligjencën Artificiale

OpenAI

OpenAI ka lançuar versionin më të fundit të modelit të saj të inteligjencës artificiale – ChatGPT 4.1 – duke sjellë përmirësime të dukshme në shpejtësi, saktësi dhe ndërveprim më të natyrshëm me përdoruesin. Ky version përfaqëson një evolucion të modelit GPT-4, duke u bazuar në të por me optimizime të thelluara në kuptimin kontekstual, arsyetimin logjik dhe aftësinë për të ruajtur tone të ndryshme komunikimi.
Një nga risitë kryesore të ChatGPT 4.1 është aftësia për të menaxhuar më mirë bashkëbisedime komplekse dhe për të ruajtur koherencën në diskutime afatgjata. Kjo e bën atë një mjet më të dobishëm jo vetëm për kërkime të shpejta, por edhe për mbështetje profesionale në fushat si programimi, shkrimi, përkthimi apo edukimi.

Lexo edhe: Shkencëtarët krijojnë për herë të parë dhëmbë njeriu në laborator

Për përdoruesit Plus, ChatGPT 4.1 përfshin veçori të integruara si analiza e dokumenteve, interpretimi i grafikëve, përpunimi i imazheve dhe akses më të shpejtë në funksione që më parë kërkonin mjete të ndara. Në thelb, ai po bëhet gjithnjë e më shumë një asistent digjital i gjithanshëm.Me përmirësimet e reja, ChatGPT 4.1 po afrohet edhe më shumë me vizionin për një inteligjencë artificiale të dobishme, të sigurt dhe të aksesueshme për të gjithë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0