ChatGPT, miku që të lë pa mend…në kuptimin e plotë të fjalës - Business Magazine Albania

ChatGPT, miku që të lë pa mend…në kuptimin e plotë të fjalës

Inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës tonë, në një mënyrë a një tjetër. Megjithatë, jo të gjithë mund të përfitojnë prej saj. Will Depue, një studiues në OpenAi, ngriti një shqetësim që i prek të gjithë. AI, në vend që të barazojë mundësitë për të gjithë, mund t’i thellojë edhe më shumë dallimet ekzistuese.

Lexo gjithashtu: OpenAI prezanton GPT-4.1, një hap i ri në Inteligjencën Artificiale

“Mjetet si ChatGPT kanë fuqinë të përforcojnë ekstremin, ata që tashmë janë në nivel të lartë, bëhen edhe më të fortë, ndërsa të tjerët rrezikojnë të mbeten edhe më pas,” – shprehet Depue.

Kjo nuk është thjesht një teori. Studime të fundit nga Microsoft dhe vetë OpenAI sugjerojnë se varësia nga mjetet me bazë AI, si Copilot apo ChatGPT, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të menduar në mënyrë kritike. Një përdorim i tepruar i tyre jo vetëm që na bën më pak të pavarur në vendimmarrje, por mund të çojë edhe në një ndjenjë vetmie dhe pasiguri mendore.

Lexo gjithashtu: Shkencëtarët krijojnë për herë të parë dhëmbë njeriu në laborator

Veçanërisht të rrezikuar janë nxënësit apo studentët me performancë më të ulët. Sipas Depue, këta individë janë më të prirur të mbështeten plotësisht tek AI, duke u privuar kështu nga procesi i domosdoshëm i të menduarit dhe mësimit aktiv.

Pra, në vend që të na bëjë më të zgjuar, AI mund të na bëjë më të varur. Pyetja e madhe që lind është, si mund ta përdorim inteligjencën artificiale për të na ndihmuar, pa lejuar që ajo të mendojë në vendin tonë?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0