Të rinjtë në biznes - Ja disa këshilla për të arritur suksesin

Të rinjtë në biznes – Ja disa këshilla për të arritur suksesin

~6 minuta lexim


Një studim i USA Today tregon se një i ri fiton 20% më pak se prindërit e tyre në të njëjtën moshë, edhe pse ata kanë diploma universiteti në duart e tyre. Kjo, e kombinuar dhe me borxhet e rënda të studentit, kanë detyruar të diplomuarit që të heqin dorë nga ëndrra e të paturit shtëpi dhe makina luksoze.

Por një llogari bankare e suksesshme nuk është e paarritshme nga të rinjtë. Këto janë 8 gjërat që çdo i ri mund të bëjë për të arritur milionat e parë brenda vitit 2022.

Lexoni: ÇFARË BËNIN NË ADOLESHENCËN E TYRE NJERËZIT MË TË SUKSESSHËM NË BOTË?

Filloni një biznes

Ky është opsioni më i mirë për t’u bërë një milioner në të ardhmen, por suksesi nuk është i garantuar. Një ide e suksesshme është diçka mjaft e rëndësishme, por ju duhet të dini dhe gjëra të tjera që mund t’ju rrisin premisat për sukses.

Gjeni një mentor

Shumica e njerëzve të suksesshëm do të pranojnë se një element shumë i rëndësishëm i suksesit të tyre është një mentor. Gjeni dikë që ka arritur qëllimet që ju do të donit të arrini një ditë dhe mësoni prej tyre. Eksperienca e tyre mund t’ju diferencojë ju nga të rinjtë e tjerë në biznes.

Krijoni një produkt

Ditët e sotme, është më e lehtë të krijosh një ide produkti dhe një prototip dhe më pas t’ja prezantosh investitorëve që mund të kenë dëshirë që ta financojnë. Do të keni shanse më të mira financimi nëse krijoni një produkt të lirë për t’u prodhuar.

Merrni përsipër një biznes ekzistues

Pse të filloni nga fillimi kur ka biznese ekzituese që kanë nevojë për t’u menaxhuar?

Kërkoni për një biznes me një pronar që do të dali në pension ose thjesht do të ndryshojë profil. Jini të përgatitur që duhet të punoni me një kompani për një kohë shumë të gjatë para se të propozoni që ta merrni në mbikqyrje.

Investoni

Investimet mund të jenë të sikletshme, por është ndër mënyrat më të mirë për të rritur shumën e parave të ruajtura. Nëse doni të bëni shumë para në një kohë të shkurtër, atëherë risku është i madh. Për rezultate të mira, filloni me shuma të mirë parash. Mund të bëni shumë më shumë nëse riskoni. Zgjidhni sektorët që ju interesojnë më shumë dhe përqëndrohuni atje. Por përpara kësaj, mësoni sa keni mundësi për bursën.

Kurseni

Me këto norma interesi gati non-ekzistente ditët e sotme, nuk do të shihni ndonjë vitin të madh në llogarinë tuaj bankare. Por, nëse jeni gati të bëni disa sakrifica si të jetoni me prindërit tuaj, të keni disa punë, ose ta ndani dhomën me një ose më shumë njerëz, mund të kurseni një pjesë mjaft të madhe të rrogës suaj mujore.

Lexoni: Si Millennials do të ndryshojnë botën e luksit?

Filloni një punë të dytë

Nëse keni nevojë për siguri në rast pushimi nga puna, një punë e dytë është një mënyrë shumë efiçente për të fituar para. Kjo mund të jetë diçka shumë e thjeshtë si kateringu etj.

Jepini një shtysë rrogës suaj

Çelësi i suksesit për të kursyer dhe për të investuar është që të kesh të ardhurat më të mira të mundshme. Mos u kënaqni me një rrogë normale. Shikoni rrogat globale të profesionit tuaj dhe sigurohuni që rroga tuaj është rreth atij rangu. Nëse rroga tuaj nuk përputhet me kërkesat tuaja, atëherë kërkoni për një punë tjetër që e vlerëson edukimin dhe eksperiencën tuaj.

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0