Të rinjë angazhohen në programin: nuk ’mund të vazhdojë me ‘ç’më duhet mua? - Business Magazine Albania

Të rinjë angazhohen në programin: nuk ’mund të vazhdojë me ‘ç’më duhet mua?

të rinj

Më shumë se gjysma e grave dhe vajzave të moshës 15-74 vjeç kanë përjetuar një nga format e dhuës me bazë gjinore në vend, sipas të dhënave të INSTAT (2018), duke treguar kështu se dhuna mbetet ende një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare, veçanërisht për zonat rurale.

“Lloji më i zakonshëm i dhunës është dhuna në marrëdhëniet dashurore; lloji i dytë më i zakonshëm i dhunës është dhuna nga partneri intim dhe e treta është ngacmimi seksual”,- thuhet në studimin e INSTAT, ndërkohë sipas shifrave zyrtare në të gjithë botën më shumë se 1 në 3 gra përjetojnë dhunë me bazë gjinore gjatë jetës së tyre.

Me qëllim nxitjen, pjesëmarrjen e të rinjve, kryesisht të vajzave dhe të rinjve në zonat rurale në adresimin e problem sociale Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” po implementon projektin “Angazhimi i të rinjve të zonave rurale në adresimin e dhunës me baze gjinore”, në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i të Rinjve” me synim parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

“Qëllim kryesor i ndërhyrjes është angazhimi i të rinjëve në adresimin e dhunës me bazë gjinore duke i fuqizuar ato me shprehi jetësore nëpërmjet aktiviteteve bashkëmoshatare dhe duke iu ofruar atyre një hapësirë të sigurtë për të zhvilluar qëndrime tolerante, modeluar marrëdhënie të shëndetshme, si edhe për të fuqizuar ata të bëhen më aktivë në zhvillimin e një mjedisi social dhe të qëndrueshëm”,- shprehet drejtoresha e qendrës, Marsela Allmuça.

Riselda Hyka, një nga pjesëmarrëset në aktivitetet e realizuara tregon se sesionet e trajnimeve dhe aktivitete në të cilat ajo ka marrë pjesë kanë ndihmuar në “informimin dhe kuptiminin se shumë sjellje të pa shëndetshme apo të dhunëshme në raportet njerëzore duhet të ndryshojnë”.

“Më shërbeu shumë për t’u ndërgjegjësuar jo vetëm mua, por të gjithëve. Na ndihmoi shumë pasi kuptuam shumë gjëra të cilat do të na duhen edhe në vendimet tona që do të marrim përgjatë jetës”,- përfundon ajo.

Ndërkohë, për pjesëmarrësen Daniela Avdiun “tashmë realiteti nuk mund të kufizohet me mendimin te tipit ‘Ç’më duhet mua’ por secili prej nesh ka një rol në shoqëri për të adresuar problem të tilla që prekin gjithësecilin.”

“Familjarizimi me terma e çështje të rëndësishme në lidhje me komunitetin, ka ndihmuar edhe në pikëpamjet personale të asaj se çfarë shihej çdo ditë duke patur një tjetër këndvështrim përsa i përket përfshirjes”,- shprehet ajo duke theksuar se bashkëbisedimet rreth rolit të çdokujt në komunitet, nxitja e vetvetes për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes kanë ndikuar pozitivisht në reflektimin dhe ndërmjetësimin e të rinjve në zonat rurale.

Koordinatorja e projektit, Marinela Muçobega tregon se ky projekt ka përfshirë rreth 204 të rinj nga 8 njësi administrative rurale të Tiranës (si: Kërrabë, Bërzhitë Vaqarr, Petrelë, Ndroq, Shëngjergj, Pezë dhe Dajt), ndërkohë që një fokus të rëndësishëm ka  pasur nxitja e të rinjve për marrjen e iniciativave dhe organizimeve të aktiviteteve në komunitet.

“Për aktivitetet kemi përdorur metoda interaktive, ushtrime praktike, duke synuar përfshirjen e të rinjve dhe duke i nxitur ata të ndërmarrin vetë iniciativa me mbështetjen edhe të aktorëve lokalë” – përfundon Mucobega.

“Projekti ka nisur në gusht të vitit 2022. Arsyja përse janë zgjedhur zonat rurale është fakti që janë zona me mundësi të pakëta për të rinjtë, ku angazhimi i të rinjëve është ose i ulët, ose i munguar, ku çështjet e dhunës me bazë gjinore janë akoma çështje problematike dhe tabu për t’u diksutuar hapur dhe kanë nevojë për t’u sjellë në vëmendje të komunitetit, sidomos të të rinjve”,- thotë Muçobega duke shtuar se ky konstatim vjen dhe si rrjedhojë e punës së Qendrës “Strehëza Edlira Haxhiymeri” në zonat rurale.

Lexo: Mos i bëni këto gabime gjatë të 20-ave tuaja, thotë CEO i Hilton, Chris Nassetta

Qendra “Strehëza Edlira Haxhiymeri” (SEH) e themeluar në vitin 1998 dhe ofron shërbimet të drejtpërdrejta rehabilituese, riintegruese për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore sipas standarteve kombëtare për ofrimin e shërbimeve rezidenciale. Qendra ofron shërbime gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës me një staf të specializuar psiko-social si strehim të sigurtë të përkohshëm, mbështetje psiko-emocionale, këshillim psikologjik, edukim informal, ndërmejtësim për punësim, referim tek shërbimet mbështetesë, ai ato shëndetësore, ligjore, të formimit profesional, etj. Gjithashtu, Qendra zbaton programe të ndryshme në komunitet me të rinjtë dhe profesionistët për parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Ky projekt përfshin realizimin e aktivitetetve në njësitë administrative rurale të Tiranës, si: Kërrabë, Bërzhitë Vaqarr, Petrelë, Ndroq, Shëngjergj, Pezë dhe Dajt, me synimin krijimin e hapsirave sociale për të rinjtë.  “Realizimin e boot camp-eve në çdo njësi administrative me të rinjtë mbi life-skills (aftësitë jetësore) dhe fuqëzimin e tyre për të adresuar çështjet e dhunës me bazë gjinore” ku të rinjtë kanë ideuar nisma komunitare dhe i kanë zbatuar në vijim, – si edhe advokimi me përfaqësueist e Njësive Administrative për më shumë hapsira dhe aktivitete dedikuar të rinjëve.  Aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shërbimeve sociale në Njësitë Adimistrative të përfshira.

Dallandyshe Xhaferri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0