Të rejat e fundit nga TikTok! - Business Magazine Albania

Të rejat e fundit nga TikTok!

Nga Marsilda Bialczak

Në këtë artikull do të flasim për të rejat më të fundit të TikTok dhe se si ju mund të përfitoni nga ai në vazhdim!

Ja çfarë duhet të bëni në mënyrë që përfitoni prej tij

Postoni video 10 minuta!
Ata po i japin prioritet videove me format të gjatë. Ju duhet ti bëni videot nga 1 minutë deri në 10 minuta. Nëse dëshironi të jeni në Creativity Better program, atëherë bëjini videot të paktën 1 minutë të gjata. Nëse i bëni videot tuaja më pak se një minutë, shanset që ato të dalin ne FYP janë më të pakta. TikTok po konkuron me YouTube, kështu që sa më gjatë, aq më mirë. TikTok në fakt do të nxjerri së shpejti videot 30 minutëshe. Pra, mendojeni TikTok tani si YouTube.

Editoni videot brenda TikTok!
TikTok tashmë favorizon ata që i editojnë videot e tyre brënda App-it në vend të CapCut. Ata nuk do t’ju penalizojnë nëse i bëni editimet në CapCut, por nëse i editoni direkt në TikTok, videot tuaja do të favorizohen nga algoritmi.

Lexo edhe:iPhone 17: Çfarë mund të presim nga modeli i ardhshëm?

Postoni nga TikTok Studio!
Diçka tjetër që TikTok ka nxjerrë për të marrë më shumë shikueshmëri në videot tuaja është që të postoni nga TikTok Studio. Duke postuar direkt nga TikTok Studio, TikTok-u do ti shtyjë videot tuaja drejt një audience më të gjerë, provojeni dhe shikoni ndryshimet!
Linku për ta shkarkuar
https://apps.apple.com/al/app/tiktok-studio/id6478151677

Angazhohu me Content Creator e tjerë!
Nëse ti angazhohesh me Content Creator e tjerë TikTok automatikisht do të nxjerri dhe profilin tuaj tek më shumë perdorues të tij. TikToku kërkon që të rrisë angazhimin e tij akoma më shumë prandaj kjo është diçka që duhet të bëni për të qënë të favorizuar prej algoritmit të tij. Shpenzoni të paktën 20 minuta në ditë duke u angazhuar me të tjerët.

Planifikoni postimet tuaja paraprakisht!
TikTok në fakt po nxjerr një Tool me anë të cilit mund të planifikoni (të bëni preschedule) deri në 30 video brenda TikTok. Kështu ju thjesht mund të bëni Preschedule videot tuaja, të shkoni me pushime dhe të mos mendoni më për to. Ato do të publikohen automatikisht për ju.
Por ju duhet të keni të paktën një mijë ndjekës për ta bërë këtë.

TikTok do që ne njëherë të tërheqim vëmendjen me anë të një titulli (Hook) dhe më pas të japim shpjegimin në video!
Bëj hook të tipit: “10 mënyra si të bëni para në TikTok që si dini” dhe më pas shpjego.
Pra, Hook dhe shpjego, Hook dhe shpjego!

Vendosini të gjithë këshillat më sipër në zbatim, monetizoni TikTokun dhe mund të filloni të fitoni para prej tij dhe jo thjesht të postoni për qejf.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0