Të reja dhe Të suksesshme. Femrat sipërmarrëse të teknologjisë

Të reja dhe të suksesshme. Femrat sipërmarrëse të teknologjisë


E ardhmja është e shndrritshme! Duke pasur këtë në mendje, këtu janë femrat që duket se do t’i vënë në “flakë”, shkencën dhe teknologjinë në 2016-ën.

Unë tashmë jam dalluar si një STIMiniste, mbështetëse e grave në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë. Dhe ndërsa jam një fanse e madhe e sipërmarrëseve femra në të gjithë sektorët, kam një respekt të veçantë për ato që lançojnë biznese të reja jashtë sektorëve që janë njohur tradicionalisht si për femra të tilla si: ushqimi, moda dhe kopshtaria. Si dikush që nisi biznesin e saj në media, i njoh sfidat që lidhen me nisjen e një biznesi kompleks në një sektor tradicionalisht të dominuar nga meshkujt. Dhe pikërisht për këtë arsye ia kam dedikuar listën time të njerëzve të 2016-ës femrave sipërmarrëse.

 

Amelia Humfress

Të-reja-dhe-Të-suksesshme-Femrat-sipërmarrëse-të-teknologjisë-businessmag

Amelia Humfress është themeluesja e Steer, një kompani kodimi dhe zhvillimi e bazuar në Londër, dedikuar faqeve të internetit që synon ta bëjë edukimin e teknologjisë të aksesueshëm duke u mësuar fillestarëve të mësojnë të kodojnë në pesë ditë ose më pak. Përveç skuadrës së trajnimit të koduesve, kompania, e cila ka mësuar 800 e më shumë njerëz, ofron gjithashtu kurse në zhvillimin e aplikacioneve për iPhone. Humfress zbuloi pasionin e saj për kodimin si praktikante marketingu me Jimmy Choo, ku punoi ngushtësisht me skuadrën e e-commerce. Ajo kuptoi se nëse ajo kishte dëshirë të mësonte, edhe të tjerë do të donin gjithashtu.

Programimi është bërë tani një zotësi që duhet patjetër, e reflektuar në faktin se kohët e fundit është bërë pjesë e kurrikulumit kombëtar. Dhe falë përpjekjeve të pionerëve si Humfress, Kathryn Parsons dhe të famshmëve si Lily Cole, më shumë femra po inkurajohen dhe frymëzohen për të ndërtuar karrierën e tyre në këtë fushë.

 

Alice Taylor

Të-reja-dhe-Të-suksesshme-Femrat-sipërmarrëse-të-teknologjisë-businessmag

Entuziastja e teknologjisë Alice Taylor themeloi MakieLab në Maj të 2012-ës. Kompania përdor teknologjinë e printimit 3D për t’i aftësuar fëmijët në dizenjimin dhe printimin e lodrave të tyre 3D, të quajtura Makies, së bashku me aksesorët. Taylor ka punuar me vite në teknologji: si një ish-editore për edukimin në Channel 4, ajo ka zhvilluar një numër projektesh rreth lojërave reale alternative dhe formateve të tjera interaktive. Taylor ka qenë gjithashtu një finaliste e Iris Award të vitit të kaluar NatWest për femrën më frymëzuese dhe të suksesshme sipërmarrëse duke përdorur teknologjinë në një mënyrë inovative.

 

Anne-Marie Imafidon

Të-reja-dhe-Të-suksesshme-Femrat-sipërmarrëse-të-teknologjisë-businessmag

Anne-Marie Imafidon nuk është tamam një sipërmarrëse, por ajo ka bashkëthemeluar projektin Stemettes, i cili synon frymëzimin e gjeneratave të ardhshme të femrave për t’u marrë me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën. Ajo ka lançuar edhe Outbox Incubator, një skemë e cila mundëson finncimin paraprak, mentorimin intensiv dhe mbështetjen e vazhdueshme për vajzat adoleshente të cilat kërkojnë kërkojnë të lançojnë bizneset e tyre inovative në sektorin e STIM.

Imafidon mburret me arritjet e saj unike përfshirë faktin se është një nga vajzat më të reja që kanë kaluar ndonjëherë nivelin A të shkencave kompjuterike, në moshën e vogël 11-vjeçare. Ajo u diplomua në nivelin e dytë të studimeve (master) në matematikë dhe shkencat kompjuterike në Universitetin e Oksfordit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe aktualisht po punon si një strategjiste e bashkëpunimeve në sipërmarrje për një bankë globale investimesh. Me “çantat e saj të talentit natyral” dhe lidershipit në këto skema mentorimi, Imafidon ngelet padyshim një figurë për t’u parë gjatë 2016-ës.

 

Nina Devani

Të-reja-dhe-Të-suksesshme-Femrat-sipërmarrëse-të-teknologjisë-businessmagAdoleshentja Nina Devani është sipërmarrësja më e re në listën time dhe themeluesja e kompanisë që ofron zgjidhje për Software, DevaniSoft. Aplikacioni i saj, Prompt Me Nina, i ndihmon klientët të memorizojnë fjalëkalimet dhe është shkarkuar me mijëra herë që nga lançimi i tij në 2013-ën. Ajo vazhdon të shfaqet në listën e sipërmarrësve femra më frymëzuese, kështuqë nuk jam e vetmja së cilës i bën përshtypje energjia dhe ambiciet e saj.

 

Emily Brooke

Të-reja-dhe-Të-suksesshme-Femrat-sipërmarrëse-të-teknologjisë-businessmag

Themeluesja e startupit të sigurisë për biçikleta Blaze, Emily Brooke ishte fituesja e edicionit të vitit 2014 të NatWest everywoman Iris Award. Produkti i saj, “Laserlight”, synon të mbrojë çiklistët duke projektuar imazhin e një biçiklete 6 metra para çiklistit, duke i bërë ata më të dukshëm në trafik. Kompania e Brooke së fundmi ka lançuar Blaze Burner, një dritë e pasme LED me ndriçim 24 orësh (LED) dhe një sensor inteligjent që ndizet automatikisht në pluhur ose nën ura dhe tunele. Ajo ka gjithashtu një kllapë magnetike dhe një tipar për karikim. Me pak fjalë, Blaze Burner është një vepër e vërtetë inxhinierike.

Të gjitha këto femra të suksesshme dhe enrgjike të STIM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), impresionuese dhe mbi të gjitha shembuj të përkryer për brezat e ardhshëm të femrave sipërmarrëse në fushën e shkencës dhe teknologjisë. Mjafton të them, se pres të hartoj një listë tërësisht me emra të rinj për vitin 2016.

 

/Artikulli u shkrua nga Frances Dickens dhe u publikua nga Elitebusiness.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0