Të pushohesh nga puna është më e dhimbshme se të ndahesh nga partneri - Business Magazine Albania

Të pushohesh nga puna është më e dhimbshme se të ndahesh nga partneri

~3 minuta lexim


Momentet emocionalisht të dhimbshme në një marrëdhënie si divorci ose vdekja e bashkëshortit mund të jenë të vështirë për t’u përballuar, por duke u larguar nga puna ju mund të ndiheni akoma dhe më keq.

Sipas një studimi të 4,000 hulumtimeve të bëra nga Universiteti i Anglisë Lindore dhe Qendra What Works for Wellbeing, njerëzit të cilët janë larguar nga puna e tyre kurrë nuk kthehen në të njëjtin nivel të mirëqenies bazuar në matjet e shëndetit mendor, kënaqësinë me jetën dhe vetëvlerësimin.

Punonjësit e pushuar do të vazhdojnë të ndjehen të pakënaqur gjatë viteve në vazhdim, ndërsa ata që janë të ve ose të divorcuar mund të kthehen në gjendjen e mëparshme të mirëqenies dhe lumturisë shumë më shpejt.

“Kur dikush humbet një partner, mirëqenia bie, dhe pastaj me kalimin e kohës, ajo kthehet në nivelet e mëparshme”, tha Tricia Curmi nga Qendra What Works for Wellbeing, për Bloomberg. “Por me papunësinë, kjo thjesht nuk pritet të ndodh.”

Studimi gjithashtu ka treguar se meshkujt janë më të prirur për t’u pushuar nga puna.

Studiuesit zbuluan se prosperiteti i burrave bie për më shumë se katër vjet pasi janë pushuar nga një punë, por ata kthehen përsëri në nivelet normale të lumturisë dy vjet pasi partnerja largohet nga jeta dhe katër vjet pas një divorci.

Por ka disa mënyra për të zbutur dëmet që sjell papunësia. Mbështetja e familjes dhe e miqve, jetesa në një zonë me papunësi të lartë dhe një personalitet i hapur dhe moskokëçarës, janë kura më e mirë për ata që sapo u shkarkuan nga detyra, shpjegon studimi i mbështetur nga qeveria Britanike.

/Time.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0