Të ndarë nga pandemia, BE: Të bashkojmë çiftet e pamartuara - Business Magazine Albania

Të ndarë nga pandemia, BE: Të bashkojmë çiftet e pamartuara

Megjithatë teksa COVID-19 ka më shumë se 6 muaj që ka prekur botën mbarë,  Bashkimi Evropian po u kërkon vendeve anëtare të lehtësojnë kufizimet në udhëtim për shkak të Covid- 19, në mënyrë që të lejojnë çiftet e pamartuara të ribashkohen pas afro gjysmë viti ndarje.

Kujtojmë se shtetet anëtare të BE kanë rihapur kufijtë për njëri-tjetrin edhe pse disa kufizime ende aplikohen për një listë të shkurtër vendesh të treta ku Covid-19 konsiderohet nën kontroll. Megjithatë kjo listë përjashton pjesën më të madhe të vendeve në botë përfshirë SHBA, Rusinë, Brazilin, pjesën më të madhe të vendeve afrikane dhe aziatike. Kjo do të thotë që qytetarë nga këto vende, që nuk janë banorë të BE, nuk mund të vijnë në BE. Një zëdhënës i komisionit evropian tha se Brukseli e ka ngritur çështjen që ka prekur shumë njerëz, atë të përjashtimit të partnerëve të pamartuar të qytetarëve të BE nga kufizimet në udhëtim.

“Nën situatën aktuale ligjore, vendet anëtare mund të lejojnë partnerët e pamartuar të hyjnë në BE nëse duan. Ne inkurajojmë vendet anëtare ta përdorin këtë mundësi. Aktualisht vetëm një numër i vogël vendesh anëtare e bën këtë.”- u shpreh ai.

Vetëm 7 prej 31 vendeve të Evropës dhe tregut të përbashkët lejojnë partnerin e huaj të pamartuar të një shtetasi apo banori të tyre, t’u bashkohen atyre. Këto janë Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia dhe Zvicra. Gjermania njoftoi të premten se do ti bashkohet atyre vendeve duke nisur nga java e ardhshme. Edhe Franca gjithashtu pritet të heqë kufizimet për çiftet e pamartuara.

schengenvisainfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0