Të kthejmë në standard përvojën e mësimit online. Flet drejtoresha e shkollës “Gjergji Canco” Hedie Gjoni - Business Magazine Albania

Të kthejmë në standard përvojën e mësimit online. Flet drejtoresha e shkollës “Gjergji Canco” Hedie Gjoni

Hedie Gjoni
~4 minuta lexim

 Shkolla e Mesme Profesionale Gjergji Canco është e populluar vetëm nga mësuesit. Tek dera të pret një staf me bluzë të bardhë, të mat temperaturën, jep maskën dhe higjenizuesin e duarve. Drejtoresha Hedie Gjoni gjendet në katin e dytë dhe e shkëpusim nga tavolina me një grup mësuesish. Kjo është shkolla që u inagurua pak ditë para shpalljes së pandemisë dhe nxënësit ende nuk e kanë gëzuar fizikisht. Por, ndjesia e komunikimit online ndihet ndërsa shikon mësues të angazhuar në sallat e katit të dytë, me kompjuter përpara. Drejtoresha tregon rrugëtimin intensiv në distancë të mësimdhënies së këtyre muajve. Përshtatja e menjehershme ishte ajo që duhej dhe ndodhi. Vendimi i mbylljes paraditen e së hënës ndryshon tërësisht mësimin për të nesërmen.

Gjoni thotë se, “ne e kishim tonën përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie dhe menjëherë u angazhuam të gjenim një zgjidhje optimale për situatën. Mësuesit e Teknologjisë së Informacionit dhe drejtoria propozuan një platformë ditore për të zhvilluar mësimin normal. Metodat përdoreshin edhe më parë, për praktikat profesionale, detyrat, etj, por jo domosdoshmërisht për mësimin. Pra, e veçanta ishte që mësimi të bëhej i tillë. Më e vështirë ishte për lëndët e kulturës së përgjithme, të cilat nuk ndienin nevojën e përdorimit të platformave online më parë”.

Menjëherë mësuesit nisën të përdorin classroom. Gjoni tregon se shkollës iu gjend afër edhe projekti zviceran “Aftësi për Punë” me platformën MësoVet. “Nevojitej që materialet mësimore të hidheshin në një patformë dhe kjo ishte një zgjidhje për ne”. Ndërsa mësimi zhvillohej në Google Classroom, MësoVet ishte një platformë shumë e mirë mbështetëse. Drejtoria u organizua që të ishte pjesë e të gjitha classroom-eve për të monitoruar procesin mësimor. Vetë drejtoresha tregon se është pjesë e të gjitha grupeve të komunikimit.

I gjithë ky ndryshim erdhi natyrshëm, sipas Gjonit. Kjo me gjasa edhe për shkak të profilit të degëve.

Por sigurisht, është vënë re tashmë hapi cilësor i shkollës drejt komunikimit online. Sigurisht që ka nxënës që nuk e ka kapur ritmin e mësimit online, ose nuk ka pasur akses për mungesë të teknologjisë. Në shkollën Gjergji Canco shkalla e pjesëmarrjes në mësimi dhe e angazhimit me detyra është në nivelin 95%, sipas drejtoreshës. Por ajo thekson se programi është i tillë ku çdo vit risillet informacioni bazë i vitit të kaluar, çka mundëson të mos shpëtojnë pa i kapur njohuritë thelbësore. “Dy javët e para pati një stepje, ndërsa më tej është rritur frekuentimi i klasave online. Gjithë kohën nxënësit e kanë ndjerë që janë në shkollë. Është pozitive që nxënësit edhe me këto metoda kanë marrë informacionin e duhur. Lëndët tona janë edhe vazhdim i logjikës që kemi në lëndët e një viti më parë. Në testet online, kemi arritur të kuptojmë që rezultatet janë të ngjashme edhe në test në shkollë”, thotë Gjoni.

Për mësuesit kjo ishte një periudhë shumë impenjative. Forma online e mësimdhënies i ka mbajtur më të angazhuar ata. Shumë prej tyre u është dashur t’i rishohin materialet në mënyrë që të sjellin informacione sa më të qarta dhe të sakta.

Si çdo e keqe që ka një të mirë, kjo periudhë shënoi një kohë rekord, ku të gjithë mësuesit arritën të përfshihen online. “Kjo është fantastike për sistemin dhe për mësues më pak të prirur për të përdorur teknologjinë. Është e rëndësishme që kjo të standardizohet për t’u shfrytëzuar në komunikim edhe në vitet e ardhshme. Eksperienca që na dha kjo periudhë është e jashtëzakonshme”, thotë Gjoni.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse nuk dështon ndonjëherë, atëherë nuk je inovativ mjaftueshëm.”
— Elon Musk
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0