Të gjitha produktet anti-Covid në një dyqan të vetëm

Të gjitha produktet anti-Covid në një dyqan të vetëm

anti-Covid

Një pjesë e madhe e bizneseve janë vënë në vështirësi për shkak të pandemisë së koronavirusit, por disa të tjerë e kanë kanë konsideruar këtë si kohën më të mirë për të hapur një biznes. Madje, disa prej tyre janë frymëzuar nga periudha në karantinë.

Një qendër tregtare në Miami ka tërhequr vëmendjen e mediave në SHBA, për shkak të emrit dhe artikujve në dyqan. Dyqani “Covid-19 Essentials” u hap pas karantinës në Miami, duke përdorur pandeminë si një arsye për të hyrë në treg.

Kushdo që hyn në dyqanin “Covid-19 Essentials”, fillimisht mat temperaturën përmes pajisjes së teknologjisë së lartë, të vendosur në hyrje.

Lexoni: Lançohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

Brenda në dyqan ka një shumëllojshmëri maskash, përfshirë ato me filtra karboni dhe një sërë opsionesh për të blerë një maskë të personalizuar sipas dëshirës. Klientët mund të blejnë aty maska, xhel dezinfektues, matës të temperaturës dhe më shumë produkte të tjera.

“Ne kemi gjithçka, që lidhet me COVID-19” – thotë Nadav Benimetzky për televizionin WSVN.

Ai thotë se “kërkesa ishte atje”. Të gjithë kërkonin maska, pajisje sanitare dhe gjithçka që lidhet me Covid. Ai thjesht ua bëri më të thjeshtë klientëve për t’i gjetur ato. Dyqani i ri ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0