Të ardhura rekord nga turizmi, vetëm në 3 muajt e parë të vitit 788 milionë euro - Business Magazine Albania

Të ardhura rekord nga turizmi, vetëm në 3 muajt e parë të vitit 788 milionë euro

Të ardhura rekord nga turizmi, vetëm në 3 muajt e parë të vitit 788 milionë euro

Ritmi i lartë i ecurisë së turizmit ka ndikuar në një përmirësim të dukshëm të të ardhurave në ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, industria e turizmit gjatë tremujorit të parë të këtij viti regjistroi rritje të të ardhurave nga turistët në vlerën e 788 milionë eurove nga 624 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo është një shifër shumë optimiste duke marrë parasysh se bëhet fjalë për periudhën janar-mars, ndërkohë që parashikimet janë për një rritje edhe më të madhe gjatë pikut të sezonin veror.

Rreth 1.5 milionë të huaj që erdhën në vend në Shqipëri nga janari në muajin mars kanë shpenzuar në vend 788 milionë euro, nga 624 milionë euro që ishte vlera në janar-mars 2023. Kurse 1.7 milionë shqiptarët që udhëtuan jashtë kanë shpenzuar në shtetet e huaja 521 milionë euro, me rritje në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar kur u shpenzuan 435 milionë euro.

Lexo edhe:EMERGE blehet nga investitori Alexander Smbatyan – Ja çfarë pritet të ndodhë në muajt në vazhdim

Banka e Shqipërisë thekson se, “Shërbimet e udhëtimit kanë zgjeruar balancën pozitive në +267 milionë euro, kundrejt nivelit +189 milionë euro, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 26% dhe 20%, në terma vjetorë. Kjo ecuri është diktuar, kryesisht, nga rritja e numrit të udhëtarëve”.

Ndërkohë referuar INSTAT, në tre muajit e parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë 1,535,113 të huaj nga 1.070.564 të huaj që erdhën vjet në të njëjtën periudhë.

Të ardhurat nga sektori i turizmit këtë vit pritet të regjistrojnë rekord të ri në raport me vitin e kaluar, për shkak edhe të fluksit në rritje të turistëve.

Shqipërinë e vizituan më shumë se 10 milionë të huaj në vitin 2023, duke arritur kështu një rekord historik. Ky bum ka sjellë rritje të të ardhurave, që vijnë direkt nga turizmi në ekonomi, por edhe të të ardhurave indirekte tek industritë mbështetëse, apo të lidhura me sektorin, që njihen si zinxhir i vlerës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0