Tatimet këshillojnë: Çfarë konsiderohet borxh tatimor dhe si bëhet mbledhja e detyrimeve tatimore të papaguara? - Business Magazine Albania

Tatimet këshillojnë: Çfarë konsiderohet borxh tatimor dhe si bëhet mbledhja e detyrimeve tatimore të papaguara?


Kush konsiderohet borxh tatimor?

– Detyrimi tatimor i vetdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.

– Detyrimi tatimor i vlerësuar nga administrata tatimore në përfundim të një kontrolli tatimor, verifikimi apo çdo proçedure tjetër ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor.

Çfarë ndodh nëse nuk paguhet borxhi tatimor?

Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së njoftimit për pagesë të detyrimeve tatimore, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë.

Cilat janë masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor?

Hapi I-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesi ka llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar.

Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bllokimit bankar në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.

Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.

Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga adminisitrata tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë.

A mund të ankimohet vendosja e masave të sigurisë?

Tatimpaguesi, ndaj pasurisë së të cilit ka dalë një vendim për vendosjen e masave të sigurisë qoftë në fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i tyre nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.

Afati, kushtet dhe detyrimet për të cilat lidhet marrëveshja me këste

Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin ajo është lidhur. Kur lidhet marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar. Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Hapat që duhen ndjekur për të nënshkruar një marrëveshje me këste:

Hapi I-rë: Kërkesë me shkrim drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar, ku të shpjegohet rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për pagesë me këste.

Hapi II-të: Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.

Hapi III-të: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve

tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

A publikohet lista e debitorëve?

Administrata Tatimore publikon në faqen zyrtare të saj listën e plotë të tatimpaguesve me masë sigurie dhe hipotekore si dhe listën e tatimpaguesve, shoqërive tregtare për të cilët Administrata Tatimore ka kërkuar fillimin e procedurave të falimentimit që kryhet në përputhje me ligjin për falimentin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0