Tashmë mund të blini një iPhone X dhe të përfitoni një kartë SIM falas nga Apple

Tashmë mund të blini një iPhone X dhe të përfitoni një kartë SIM falas nga Apple


Lajm i mirë për personat që urrejnë kontratat me kompanitë e kartave SIM dhe kanë 1000 dollarë për të shpenzuar për një telefon: Apple tani shet një version të iPhone X duke dhuruar një kartë SIM.

Ky model është i njëjtë me variantet e tjera të iPhone X, por është i hapur, që do të thotë se je i lirë ta përdorësh atë në cilindo rrjet që preferon. Ai mbështet të dy rrjetet GSM dhe CDMA, e cila është e rëndësishme për gjithë ata persona që udhëtojnë shpesh.

Procesi i blerjes së telefonit është i njëjtë si zakonisht: Shkoni në faqen e internetit të Apple, klikoni “Buy (Blej)” në faqen e iPhone X dhe nën “Carrier” zgjidhni “Buy without a carrier“.

Koha e transportimit aktualisht është 5 ditë në SHBA për të gjitha variantet e iPhone X.

Është gjithashtu e mundur të marrësh menjëherë telefonin në një dyqan Apple.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0