Tarifa e ujit, sërish drejt rritjes - Business Magazine Albania

Tarifa e ujit, sërish drejt rritjes


Reformimi i sektorit të ujit pritet të sjellë një tjetër rritje çmimi për Tiranën, si dhe një rritje të çmimit në të gjithë vendin. Në raportin e publikuar së fundmi, i cili i referohet vitit 2017 thuhet se ka ende hapësira për të rritur tarifat që lidhen sidomos me pjesën e shërbimeve.

Rrjeti vijon të ketë humbje të mëdha në nivelin 67% dhe lidhjet e paligjshme zënë sipas raportit 20% të totalit.

Edhe pse, këto të dhëna flasin më shumë për probleme menaxhimi, Enti Rregullator shikon të arsyeshme rritjen e tarifave për të ‘’korrigjuar’’ pjesërisht defiçitin tregtar.

Raporti thotë shprehimisht, “nga përshkrimi i gjendjes së sektorit vihet re një përqindje e lartë e mbledhjes së faturave, ndërkohë që përgjithësisht sektori është në gjendje jo të mirë financiare.’’ Kjo tregon që krahas problemit të lidhjeve të paligjshme, faktor tjetër kryesor për gjendjen e dobët financiare janë edhe tarifat e ulëta të shërbimeve, që kanë mjaft hapësirë për rritjen e tyre. Këtë fakt ERRU e ka një ndër konsideratat kryesore gjatë analizës, vlerësimit dhe miratimit të tarifave që propozojnë shoqëritë UK”.

Vlerësimet për pagesën marrin për bazë nivelin e përballueshmërisë së familjeve, pra mundësinë që ka një familje për pagesën e faturës së shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve, çka mund të shkojë deri në 5% të të ardhurave mesatare familjare. Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, ERRU kujton se  të ardhurat mujore mesatare të një familjeje janë rreth 70 lekë/muaj, që i korrespondon një niveli të përballueshmërisë së tarifave prej rreth 300 lekë/m3 duke theksuar në raport se tarifat aktuale të shërbimeve UK janë akoma mjaft më të ulëta se kjo vlerë.

Pak ditë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri kishte theksuar se familjet duhet të kyejnë pagesat, përfshirë edhe pagesat e prapambetura, ndërsa më parë, Drejtori i Entit Rregullator të Ujit, paralajmëroi rritje të vazhdueshme tarifash, për të përballuar nevojën për investime. “Strategjia Kombëtare e Financimit të Sektorit të Ujit me anë të një modeli 3T (Tarifa, Transferta Donatoresh, Taksa-Buxheti nga qeveria qendrore).

Në kryeqytet vetëm një muaj më parë, çmimi i ujit është rritur 44% duke kaluar nga 45 lekë për metër kub, në 65 lekë).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0