TAP hap tenderin per ndertimin e stacionit ne Fier - Business Magazine Albania

TAP hap tenderin per ndertimin e stacionit ne Fier


 

 

(TAP) do te nise ne afersi te Fierit projektin per nje stacion kompresoresh, i cili do te hape nje front punimesh edhe per firmat lokale te ndertimit. Dje TAP njoftoi se po vazhdon parakualifikimin e furnizuesve potenciale per ndertimin e gazsjellesit natyror me presion te larte prej 870 km, se bashku me infrastrukturen mbeshtetese ne Greqi, Shqiperi dhe Detin Adriatik dhe zonen tokesore ne jug te Italise. Kjo eshte kontrata e trete qe shpallet nga TAP-i ne Fletoren Zyrtare te BE-se. Dy stacione kompresoresh do te jene te nevojshme per te transportuar 10 bcm gazi natyror ne vit, pergjate gjithe rruges se gazsjellesit nga lindja ne perendim. Kontrata do te perfshije punimet inxhinierike, prokurimin dhe ndertimin e nje stacioni kompresori ne Shqiperi, afer Fierit, dhe nje stacion kompresori ne Greqi, saktesohet ne ftesen per tender. Kompanite qe jane te interesuara per t’u parakualifikuar per kete kontrate duhet te plotesojne nje pyetesor parakualifikimi nga TAP jo me vone se 16.06.2014.

Vetem nje numer i perzgjedhur i kompanive te parakualifikuara do te ftohen ne fazen tenderuese te procesit te prokurimit te organizuar nga TAP-i per ndertimin e stacioneve te kompresoreve. “Vellimi i punimeve per kete kontrate eshte pak a shume kompleks. Kontraktoret potenciale duhet te tregojne ekspertize shume specifike ne ndertimin e stacioneve te kompresoreve te gazit natyror, po ashtu dhe pervoje ne shume fusha te infrastruktures se energjise, perfshire aftesi te forta te menaxhimit te projektit”, tha Knut Steinar Kvindesland, drejtor i prokurimeve ne TAP. Kontraktoret do te jene pergjegjes per te siguruar me tej nenkontraktoret shtese per te zbatuar pjese specifike te kontrates. Pritet qe kjo te krijoje punesim shtese dhe mundesi ekonomike ne rajon, thuhet ne njoftimin e TAP-it. Ndertimi i stacioneve te kompresoreve planifikohet te filloje ne vitin 2016 dhe do te duhen rreth dy vjet qe ai te perfundoje. Ndertimi i stacioneve te kompresoreve ishte parashikuar te niste tremujorin e katert te vitit 2015, por ky afat i ri u vendos ne dhjetor 2013. Faza aktuale parakualifikuese eshte e treta, pas njoftimit te kontratave per ndertimin e rrugeve ne Shqiperi dhe sherbimeve per ndertimin e gazsjellesit ne toke ne Greqi dhe Shqiperi.

Njoftimi tjeter i kontrates, qe do te behet nga TAP-i, ne javet ne vijim, do te jete parakualifikimi i kompanive qe do te bejne furnizimin me turbo-kompresore dhe valvula me diameter te gjere.

(Shqip) 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0