Tani mund të skeduloni mesazhet në Instagram! - Business Magazine Albania

Tani mund të skeduloni mesazhet në Instagram!

Tani mund të skeduloni mesazhet në Instagram!

Instagram ka prezantuar në heshtje mundësinë që përdoruesit të skedulojnë mesazhet e tyre (DM). Rrjeti social i zotëruar nga Meta konfirmoi për TechCrunch  se kjo veçori e re po implementohet për të gjithë përdoruesit globalisht.

Opsioni për të planifikuar DM-të do të jetë veçanërisht i dobishëm për krijuesit dhe markat që dëshirojnë të planifikojnë mesazhe komunikimi në kohët optimale. Po ashtu, do të jetë i dobishëm edhe për përdoruesit e zakonshëm që duan të kontaktojnë miqtë në një kohë të caktuar për shkak të ndryshimeve në zonat kohore. Për më tepër, mund ta përdorin këtë veçori për të dërguar një kujtesë në një moment të caktuar në të ardhmen. Veçoria e re u zbulua për herë të parë nga ekspertja e mediave sociale Lindsey Gamble.

Lexo edhe:“Punë zemre” – Eventi që do t’ju hapë kuriozitetin dhe ushqejë mendjen!

Përdoruesit mund të planifikojnë një DM duke shkruar mesazhin, duke mbajtur shtypur butonin e dërgimit dhe më pas duke zgjedhur një datë dhe kohë për ta dërguar. Sipas testimeve tona, Instagram ju lejon të planifikoni një mesazh deri në 29 ditë më parë. Pasi të planifikoni një mesazh, do të shfaqet një baner që ju njofton se keni “1 mesazh të planifikuar” sa herë që hapni bisedën, deri sa mesazhi të dërgohet.

Instagram ka qenë duke zhvilluar dhe shtuar veçori të reja për DM-të, si për krijuesit ashtu edhe për përdoruesit e zakonshëm, gjatë javëve të fundit. Së fundmi, është prezantuar mundësia që përdoruesit të ndajnë vendndodhjet e tyre me miqtë përmes DM-ve, duke sfiduar drejtpërdrejt shërbime si Find My i Apple dhe Snap Map i Snapchat. Gjithashtu, përdoruesit tani mund të personalizojnë emrat në DM duke shtuar pseudonime për veten ose për të tjerët.

Për krijuesit, Instagram ka shtuar gjithashtu mjete që i lejojnë ata të filtrojnë dhe organizojnë kërkesat për mesazhe. Krijuesit tani mund t’i filtrojnë këto mesazhe sipas numrit të ndjekësve, llogarive të verifikuara, markave, krijuesve të tjerë dhe faktorëve të tjerë.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0