Tani mund të postoni foto nga çdo aplikacion në Instagram - Business Magazine Albania

Tani mund të postoni foto nga çdo aplikacion në Instagram


Tipari i shumë kërkuar tani do të vijë si mundësi e re për të gjithë përdoruesit e Instagram, të cilët e kanë kërkuar atë.

Që kur Apple ka njoftuar se programet shtesë për të ndarë aplikacionet në vende të ndryshme përmes iOS 8, shumë përdorues kanë kërkuar edhe shtesën për Instagram.

A nuk është më mirë të postosh një foto prej çfarëdo aplikacioni në Instagram? Kjo mundësi është ofruar tani si opsion edhe për Instagram.

Instagram ka prezantuar tiparin e shumë kërkuar për versionin e aplikacionit të iOS. Kur ky tipar klikohet, atëherë mund të postosh foto në Instagram prej çdo aplikacioni që njeh zyrtarisht iOS.

Ky tipar megjithatë ëshë i vjetëruar në krahasim me Android. Përdoruesit e Android kanë patur mundësinë e postimit prej aplikacioneve të treta në Instagram që prej një kohë të gjatë tashmë.

/Telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0