T-Blocks siguron partneritete strategjike dhe mbështetjen e qeverisë! - Business Magazine Albania

T-Blocks siguron partneritete strategjike dhe mbështetjen e qeverisë!

T-Blocks siguron partneritete strategjike dhe mbështetjen e qeverisë!
~2 minuta lexim

T-Blocks, platforma e parë e tokenizimit në rajonin e Ballkanit, është e lumtur të njoftojë marrjen e fundit të një granti nga Startup Agency, një ent i Ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të Republikës së Shqipërisë. Ky grant e njeh T-Blocks si një nga startup-et më inovative në vend, e cila është e gatshme për përshpejtim dhe rritje të ndjeshme.

T-Blocks është në pararojë të përputhjes me objektivat kombëtare të Shqipërisë për përmirësimin e ekonomisë përmes zgjidhjeve të avancuara teknologjike, veçanërisht në sektorin financiar. Ndërsa Shqipëria përparon drejt integrimit në Bashkimin Evropian, T-Blocks është i përkushtuar për të inovuar dhe ndërtuar ura financiare të rregulluara që do të forcojnë Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Shqipëri.

T-Blocks përdor Distributed Ledger Technology (DLT) dhe i përmbahet kuadrove rregullatore të BE-së për të ofruar mundësi investimi të thjeshta dhe në përputhje me rregullat. Ky qasje jo vetëm që lehtëson rrjedhjen e kapitalit të huaj në Shqipëri dhe Ballkan, por gjithashtu demokratizon aksesin në mundësitë e rritjes për investitorët profesionalë dhe diasporën ballkanike.

Lexo edhe:“T-Blocks”: Një hap revolucionar për investimet në Real Estate në Ballkan dhe Evropë

Startup Agency tha: “T-Blocks, si një nga fituesit e grantit, po ndërton ura dixhitale për rrjedhën e kapitalit, duke përmirësuar transparencën dhe efikasitetin në sektorin e investimeve në pasuri të paluajtshme, duke siguruar që rritja ekonomike e Shqipërisë të jetë e qasshme dhe e dobishme për një audiencë globale.”

Së fundmi, planet e T-Blocks u paraqitën në portalin prestigjioz të industrisë The Tokenizer, ku hapën aksesin në platformë për të eksploruar linjën aktuale të aseteve që do të tokenizohen.

tblocks

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vetëm puna që bëhet kur askush nuk të sheh, ka vlerë reale.”
— Henry Ford
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0