SuperVlera, podcast-i më i ri nga Eglent Bici, që u jep zë individëve që kanë diçka për të thënë - Business Magazine Albania

SuperVlera, podcast-i më i ri nga Eglent Bici, që u jep zë individëve që kanë diçka për të thënë

SuperVlera

Eglent Bici, sipërmarrësi në fushën imobiliare, me një kontribut të madh në rrjetet sociale për motivimin e të rinjve së fundmi ka hapur një kanal në YouTube në formën e podcast-ve, SuperVlera, ku u jep zë individëve që kanë ide, mendime, opinione dhe eksperienca jetësore të vyera, por që e gjejnë të vështirë të arrijnë publikun shqiptar.

BusinessMag ka zhvilluar një intervistë me Eglentin për të na treguar më shumë rreth podcast-it, qëllimit, të ftuarit, mënyrën e organizimit dhe audiencës që i drejtohet.

A është kjo nismë rezultat/vazhdim i videove të tua motivuese?

Në faqen time Eglent Bici në YouTube jam kujdesur të trajtoj tematika që lidhen me mendësinë, motivimin, shitjen dhe sipërmarrjen. Ku çdo gjë që kam lexuar, mësuar apo praktikoj në përditshmërinë time t’i ndaj me të tjerët. Një urë komunikimi midis meje dhe publikut ku përmes këtyre videove besoj që shtoj sadopak vlerë në shoqëri qoftë ky edhe tek një person i vetëm. Ky është një pasion i imi dhe kam dëshirë ta vazhdoj sa më gjatë.

Përsa i përket kanalit më të ri SuperVlera që kam hapur në YouTube besoj që është në përputhje me besimin tim të palëkundur për të shtuar vlerë në shoqëri me individë që kanë diçka për të thënë dhe individë që unë besoj dhe mendoj që kanë çfarë të thonë.

Si është konceptuar si podcast. Cili do të jetë periodiciteti dhe cilët do të jenë të ftuarit më së shumti?

Ky podcast është konceptuar si një platformë që u jep zë individëve që kanë ide, mendime, opinione dhe eksperienca jetësore të vyera, por që e gjejnë të vështirë të arrijnë publikun shqiptar. Ky format është konceptuar të jetë një format i gjatë bashkëbisedimi, pa ndërprerje dhe pa axhendë. Besoj që sot më shumë se kurrë ne si shoqëri kemi më shumë nevojë të diskutojmë për ide sesa të merremi me shëprqëndrimet e zakonshme që në fund na dëmtojnë vetëm neve.

SuperVlera është krijuar me qëllimin për të mbushur sadopak këtë boshllëk duke i ofruar shoqërisë një alternativë tjetër.

Fillimisht episodet e podcastit do të jenë 1 herë në javë me të ftuar të ndryshëm, por me qëllimin që në një kohë të shkurtër të jenë sa më të shpeshtë. Gama e të ftuarve tanë do jetë e madhe duke përfshirë këtu njerëz të thjeshtë me histori dështimesh apo suksesesh, profesionistë në të gjitha fushat e mundshme, por edhe aktorë, shkrimtarë, komedianë, sipërmarrës, trajnues, politikanë, profesorë dhe çdo individ që ka diçka për të thënë, për të ndarë dhe për të dhënë në komunitet dhe shoqëri.

Lexoni: Eglent Bici: Çfarë mund të bëjmë ne për kombin? 

Cilës audiencë i drejtohesh dhe çfarë synon me këtë podcast?

Nuk kam një audiencë të mirëpërcaktuar se kujt i drejtohem, por objektivi primar ku drejtohen mesazhet janë tek rinia jonë, e cila më duket sikur nuk ka një busull orientimi dhe nuk ka modele për të ndjekur. Unë thjesht kam dëshirë që kushdo që ndihet i motivuar apo i sfiduar nga këto bashkëbisedime është i mirëpritur të na ndjekë dhe të na japë sugjerimet e tij.

Unë nuk dua ta kufizoj audiencën në një fashë të caktuar njerëzish, sepse janë ata që do bëjnë zgjedhjen e tyre. Qëllimi i këtij podcasti është të ofrojë një platformë ku diskutohen ide të ndryshme duke i dhënë secilit prej tyre një alternativë që është kurdoherë e aksesueshme për ata. Kjo është dëshira ime, por nëse ky podcast nxit dëshirën dhe nevojën për të dëgjuar me kujdes dhe diskutuar me respekt, kjo do ishte më se e mirëpritur nga ana ime.

A mund të na flisni pak për të ftuarin që kishit së fundi?

I ftuari i parë ishte Klodian Murati me një histori jete të pabesueshme. Klodi adoleshencën e tij e kaloi në Shqipërinë e ’97 ku kaosi mbizotëronte kudo. Peripecitë e jetës e perballën me shumë sfida madje edhe shumë të rrezikshme për jetën e tij. Unë besoj që Klodian Murati është një forcë ndryshimi për mirë që na tregon se limitet janë vetëm ato që ne i vendosim vetes tonë. Në momentin më të errët të jetës së tij ai bën kthesën e madhe duke marrë përgjegjësi, e cila e ndihmoi atë të ndryshojë veten dhe jetën e tij. Ju ftoj ta ndiqni episodin e parë të Supervlera me Klodin në videon e mëposhtme:

Si e organizon kohën mes impenjimeve, evente/punë, podcast e plot angazhime të tjera?

Koha është një koncept relativ dhe mendoj dhe besoj që gjithkush dhe gjithmonë e gjen kohën të bëjë diçka, e cila e bën të ndjehet mirë për vete, por edhe që e ndjen që shton vlerë në shoqëri dhe komunitet.

SuperVlera do të jetë edhe në formatin audio të tij në shumë platforma të tjera online, ku çdokush nga çdo anë e Shqiptarisë apo e Botës të ketë mundësi ta ndjekë.

Intervista të tjera shumë interesante do të publikohen shpejt dhe jam i sigurtë që do t’ju pëlqejnë edhe shijojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0