Eglent Bici: Çfarë mund të bëjmë ne për kombin? 

Eglent Bici: Çfarë mund të bëjmë ne për kombin? 


BusinessMag do të sjellë këto ditë opinione të sipërmarrësve. Si kanë reaguar ata ndaj situatës, nëse e kanë mbyllur aktivitetin apo po punojnë remote dhe cilat janë parashikimet dhe pritshmëritë e tyre nga qeveria.

Eglent Bici, sipërmarrës dhe CEO i Mei Realty, mendon se krahas nevojës për mbështetje nga qeveria, duhet të vlerësojnë si mund të kontribuojnë në këtë drejtim vetë bizneset.

Është hera e parë në jetën time që unë rri 4 ditë mbyllur në shtëpi. Edhe sa të tilla do të rri? Edhe sa  të tjera do të rrimë? Do të jenë ditë, javë apo muaj?

Patjetër që jetojmë në ditë dhe kohë të vështira për biznesin por edhe për shoqërinë shqiptare.

Janë shumë gjëra, që ne mund të kërkojmë nga qeveria dhe institucionet shtetërore, e cila duhet të mendojë edhe për biznesin. Të paktën mendoj që Qeveria duhet të marrë përsipër:

1) Pagesën e rrogave dhe të sigurimeve të të gjithë të punësuarve të të gjithë bizneseve pa dallim.

2) Duhet të gjejë mënyra për të stimuluar tregun e turizmit.

3) Duhet të heqë taksat vendore deri në fund të 2020.

Këto që përmenda më lart, mendoj që janë lehtësisht të arritshme dhe të realizueshme nga qeveria.

A mund të pretendojmë më shumë duke cituar atë që po bën Gjermania apo Amerika? Patjetër por ne nuk jemi as Gjermani dhe as Amerikë.

Më kujtohet një shprehje e John Kenedy në Janar të 1961 kur thoshte: “Mos kërko se çfarë mund të bëjë kombi për ty, por çfarë mund të bësh ti për kombin”.

Mendoj që është një kohë dhe një periudhë kur secili nga ne duhet të mendojë se çfarë mund të bëjmë ne për vendin në këto ditë të vështira. Secili prej nesh ka potencial dhe mundësi të limituara, por të gjithë bashkë mund të  bëjmë shumë. Duhet të mendojmë se si do të dalim nga kjo situatë?

Ju mund të ndiqni më shumë rreth Eglent Bici në web e tij www.eglentbici.com 

Çfarë do të mësojmë nga kjo? Si të jemi më të përgatitur për situata të tilla?

Çfarë mund të bëjmë ndryshe?

Si një shtet i vogël që jemi, a nuk do të ishte më mirë edhe në periudha afatgjata që të stimulojmë ne si

biznese, përdorimin e teknologjisë së informacionit në mënyrë më të zgjeruar për të gjitha llojet e  shërbimeve?

Gjithçka ndodh për një arsye dhe patjetër që edhe kjo po ndodh për një arsye. Na takon ne, por edhe

institucioneve shtetërore që të bëjmë “shtrydhje truri” për të gjetur se çfarë mundësish dhe mendësish duhet të shfrytëzojmë për të dalë më të mirë, më të qartë dhe më të fokusuar pas kësaj situate.

Ti çfarë mund të bësh?

Ju mund të ndiqni më shumë rreth Eglent Bici në web e tij www.eglentbici.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0