Superkompjuteri më i shpejtë në botë identifikon përbërësit kundër koronavirusit

Superkompjuteri më i shpejtë në botë identifikon përbërësit kundër koronavirusit


Koronavirusi i ri është një sfidë e paprecedentë për shkencëtarët. Shpejtësia me të cilën përhapet do të thotë se edhe ata duhet të nxitojnë në kërkimet e tyre. Por, për këtë arsye janë ndërtuar superkompjuterat më të shpejtë në botë.

Summit, superkompjuteri i IBM-së, ka bërë mijëra simulime për të analizuar se kush janë përbërësit e ilaçeve që mund të ndalojnë në mënyrë të efektshme virusin. Superkompjuteri ka identifikuar 77 prej tyre. Ky është një hap premtues drejt krijimit të vaksinës.

Summit-it i është dhënë leja për prodhim në vitin 2014 nga Departamenti i Energjetikës në SHBA, me qëllim që të bëjë atë që po bën sot: të zgjidhë problemet e botës. Ai është 1 milion herë më i fuqishëm sesa laptopi më i shpejtë në qarkullim.

Ky superkompjuter bëri simulime të mbi 8 000 përbërësve që mund të frenojnë koronavirusin në përhapjen e tij. Nga këto simulime, Summit ka identifikuar 77 përbërës dhe i ka renditur madje nga më i efektshmi tek ai më pak i efektshmi në luftën ndaj virusit të ri.

Çfarë ndodh tani? Summit, sado i fuqishëm, nuk mund të bëjë më shumë se identifikimin e përbërësve. Tashmë, nevojiten studime eksperimentale që do të tregojnë se kush përbërës është më efikas.

“Rezultatet tona nuk kanë gjetur kurën apo trajtimin e koronavirusit”, tha Jeremy Smith, drejtor i Universitetit tëTennessee, në SHBA.

“Por, gjetjet tona mund të ndihmojnë studimet e mëtejshme, që janë të nevojshme për të krijuar vaksinën më efektive ndaj koronavirusit”, shtoi ai.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0