Super maj në DigitAlb. Sport, adrenalinë dhe super oferta - Business Magazine Albania

Super maj në DigitAlb. Sport, adrenalinë dhe super oferta

Maji është muaji i kurorëzimit të kampionëve të ligave më prestigjoze në Europë. Kampionatet më elitare të futbollit janë futur në fazën më përcaktuese, ku do të vendoset fati i të gjitha skuadrave. Liverpool, Bayern, PSG dhe Opympiakos janë mbretërit e rinj në ligat respektive, ndërsa mbetet gjithçka e hapur në La Liga, Eredivise, Saudi Pro Lige, Superligën e Zvicrës. 

Në Premier League, Liverpool do të ngrejë lart trofeun pasditen e 25 majit, ndërsa gara për katër skuadrat pasuese pritet të jetë e ethshme deri në minutën e fundit të këtij sezoni. 17 maji do të jetë dita e Bayern dhe PSG. Në Gjermani, Harry Kane më në fund do të ngrejë një trofe të rëndësishëm, pas një pritje shumë të gjatë, me Bayern që rikthehet të titulli pas një viti mungesë. PSG vijon të dominojë në Francë, ku konfirmohet si kampione dhe gjatë këtij muaji do të festojë sërish. Rekordmenët e Olympiakos nuk dinë të ndalen, teksa koleksionuan këtë vit titullin e 48 në histori, e këtë fundjavë do të ngrejnë lart trofeun.  Magjia e La Liga do të kulmojë këtë fundjavë, me El Clasicon Barcelona-Real Madrid. Klasikja e katërt për këtë sezon do të caktojë fatin e titullit me shumë gjasa, kur diferenca mes blaugranave kryesues dhe galaktikëve të Anchelotit është vetëm 4 pikë. Katër javët e mbetura pritet të sjellin beteja titanësh, për të caktuar skuadrën kampione në Spanjë. 

Lexo edhe:Vetëm 2 ditë pune në javë?! Gates paralajmëron ndryshimin drastik të tregut të punës në 10 vite!

E hapur duket edhe gara në Eredivise të Holandës, aty ku Ajax duket një hap para PSV me 4 pikë më shumë, por gjtithçka mund të ndodhë kur kanë mbetur dhe 3 javë deri në fund.  Në Kampionatin Zviceran, Baseli i udhëhequr nga Xherdan Shaqiri është me një dorë te titulli, ndërsa në Arabinë Saudite, Mario Mitaj është favorit kryesor për të marrë trofeun me Al Ittihadin e tij. Enigma të gjitha për tu zbuluar, shijuar e festuar në DigitAlb.  Magjia e këtij sezoni do të kulmojë me finalet e dy kompeticioneve të UEFA-s, Europa dhe Conference League, të cilat premtojnë shumë emocione. Formula 1 do të vijojë me dy gara të magjishme si ajo e Emilia Romagna dhe Monaco, për të dhuruar adrenalinë siç vetëm kampionati më i magjishëm i garave me makina di të prodhojë. Ndërsa buqeta sportive do të plotësohet me UFC, turnetë më të rëndësishëm të tenisit dhe finalet e kampionatit italian të Voleyball.  Dhe këtë maj, DigitAlb sjell super ofertën që nuk duhet humbur! Abonohuni për 12 muaj me parapagim ose me këste mujore duke filluar nga vetëm 990 Lekë në muaj, në platformat Tokësore, Satelitore apo në Aplikacionin DigitAlb. Përjetoni emocionet e kampionëve, në shtëpi apo kudo që ndodheni, me cilësinë më të lartë të transmetimit.

Një mozaik fantastik çel sezonin veror në mënyrën më spektakolare vetëm në DigitAlb, e që kujdeset për të sjellë tek shqiptarët anë e mbanë botës emocionet e ligave më të rëndësishme në Europë dhe garave më të ndjekura në botë nga të gjitha disiplinat. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0