Suksesi në shitje – një libër i shkëlqyer për shitjen dhe vetëpërmirësimin

Suksesi në shitje – një libër i shkëlqyer për shitjen dhe vetëpërmirësimin


Leximi i librave të duhur mund të çojë në të ardhura më të larta dhe karrierë më domethënëse.

Tom Corley, autor i librit “Shprehitë e Pasura”, zbuloi se pothuajse në të gjitha rastet, njerëzit që bëjnë më shumë se 160,000 dollarë në vit lexojnë libra për vetë-përmirësimin, edukimin dhe suksesin.

Nëse jeni duke menaxhuar një ekip shitje ose jeni një themelues i pikave të shitjes, NJOHURIA është miku juaj më i mirë.

Lexoni gjithashtu:

8 arsyet pse duhet të merrni pjesë në konventën e II-të për menaxherët e shitjes

Libri i parë për sukses në shitje vjen për herë të parë në Kosovë javën e ardhshme.

Ky libër përfshin mprehtësinë e duhur të menaxhimit të një ekipi të shitjes, si dhe psikologjinë e menaxhimit në biznes.

Pse duhet ta lexoni këtë libër:

Denis Gafuri është një autor i shitjes, ku me shkrimet e tij sqaron mënyrën moderne të shitjeve, duke ofruar qindra shembuj se si të mbyllni një shitje dhe pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të hyni në takime.

Nëse doni të kuptoni peizazhin modern të shitjeve dhe psikologjinë e shitjes moderne, atëherë kër i duhur.

Titullohet “SUKSESI NË SHITJE”. Në brendësi të këtij botimi, gjeni shumë këshilla dhe mënyra moderne të shitjes dhe marketingut.

Ky është një libër autobiografik, ku vetë autori tregon për raportin e tij me shitjen dhe eksperiencat e tij gjatë qindra trajnimeve të ndjekura në Kosovë dhe jashtë saj. Aty gjeni detaje për raportet e ndërlikuara që i hasim në punë, sfidat, pengesat por edhe kënaqësitë, siç është edhe marrëdhënia e mirë me klientët.

Ai hulumton në arkivat shqiptare, amerikane dhe angleze. Vetë autori rrëfen ngjarjet me një këndvështrim të veçantë që e karakterizon atë si person. Ai  rrëfen historinë e një shitësi modern dhe të suksesshëm dhe përmban disa nga hulumtimet më të mira në ndërtimin, menaxhimin dhe udhëheqjen e një ekipi të suksesshëm të shitjeve.

Suksesi në Shitje përcjell edhe mënyra për të jetuar një jetë më të mirë, për të gjetur lumturinë dhe për të luftuar stresin e pashmangshëm që vjen nga puna në shitje.

Megjithatë është e rëndësishme të mbani mend se leximi nuk është një zgjidhje e shpejtë.

Është një praktikë afatgjatë, për të cilën duhet të angazhoheni vazhdimisht. Libri kushton 7 euro dhe mund ta porosisni online në www.denisgafuri.com.

Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0