Sukses përtej Antlantikut, Ravajol Hasani krijon menutë e dy restoranteve në New York - Business Magazine Albania

Sukses përtej Antlantikut, Ravajol Hasani krijon menutë e dy restoranteve në New York

Ravajol Hasani

Ravajoli gjatë një interviste për BusinessMag tregon se karriera e tij e mbushur me angazhime, sakrificë dhe shumë përkushtim gjatë 20 viteve të fundit, i është shpërblyer, pasi sot ai është vlerësuar me 10 çmime ndërkombëtare në fushën e gastronomisë botërore.

Në vitin 2019 ai u vlerësua me çmimin Ambasador i Gastronomisë, ndërsa së fundi u vlerësua me çmimin platinium për 2022. Gjithashtu, ai është renditur në listën e 150 shefave më të mirë në botë për 2022.

Ai tregon se në dy muajt e fundit është angazhuar me projektet më të rëndësishme në jetën e tij dhe me karrierën në rangun botëror, ku dhe momentalisht ndodhet përtej Antlantikun, në Tokën e premtuar.

Ravajoli ka shkuar në New York ku ka krijuar menutë për dy restorante atje dhe pritet të kalojë shumë kohë midis SHBA dhe Europës.

Lexoni: Ravajol Hasani, mes 150 shefave më të mirë të kulinarisë në botë, merr të drejtën të certifikojë brezin e ri të kuzhinierëve

Gjatë fundit të këtij muaji ai do të jetë i ftuar në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të jetë në një mbrëmje gala mes njerëz të rëndësishëm të fushës së biznesit, ekranit, modës dhe muzikës, si dhe do t’i jepet çmimi si Chef Konsulent botëror më i suksesshëm për vitin 2022 mes 150 shefave botërorë.

Ravajoli tregon se nuk është një pjatë e caktuar që i ka dhënë më shumë famën se të tjerat, por një kombinim i detajeve, krijimtarisë, zgjedhjeve, përkushtimit si dhe pasionit, identitetit, filozofisë dhe kulturës që ai ka për punën.

Kam punuar shumë që të ndryshoj mentalitetin e ushqimit, si të ushqehemi më shëndetshëm, si të përpunojmë erëzat, bimët, fuqinë që na japin produktet e tokës, si të largohemi nga produktet me përpunim indrustrial, nga sheqeri dhe si mund të përdorim frutat apo vlerat e perimeve.”

Ravajoli ka punuar edhe me disa projekte në Shqipëri dhe Kosovë, dhe thotë se vendi i tij është gjithmonë në planet e tij të ardhshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0