Studioni në degët e inxhinierisë. Ftesa vjen nga ministri i Energjisë

Studioni në degët e inxhinierisë. Ftesa vjen nga ministri i Energjisë


Arsimimi në inxhinieri ju garanton punë! Me këtë mesazh Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka ftuar të rinjtë të studiojnë në këtë fushë. Gjatë një takimi me studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës, ai foli për të ardhmen e këtij sektori. Ndaj, nxiti të rinjtë të përqëndrohen në profilet e inxhinierisë, si rruga më e mirë për të siguruar të ardhmen e tyre.

“Me vjen mirë që ka një grup profesionistësh, të rinj, studentë, të cilët kanë të bëjnë me fushën me të cilën mua më ka rënë të ndaj përgjegjësitë në këtë qeveri. Nganjëherë e gjejmë të vështirë të gjejmë të rinj që shkojnë në shkencat teknike, aq më tepër që ndjekin fusha si inxhinieria, arkitektura, apo pjesa që lidhet me zhvillimin urban. Dua vërtet t’ju përgëzoj dhe ndihem mirë sepse e kam parë edhe në punën time sesa e vështirë është në këto kohë të gjesh njerëz të duhur, të talentuar”, nënvizoi Gjiknuri.

Sipas Ministrit,  tregu i punës ka kërkesë për këto profile dhe pas viteve ’90 mungojnë burimet njerëzore.

“Nevoja është shumë e madhe. Ka nevoja shumë për pjesën inxhinierike. Ka shumë projekte, inxhinieri ndërtimi, apo qoftë gjeologu në fusha jo vetëm tek miniera. Gjeologjia është baza. Sa më mirë të njohësh gjeologjinë aq më i sigurtë është edhe projekti. Të gjitha dështimet që kemi ne në projekte publike po ta vini re, vijnë kryesisht për shkak të dështimeve gjeologjike” u shpreh Gjiknuri.

Pse ndodh kjo?! Sipas tij, sepse nuk janë bërë studimet siç duhet, i kanë rënë shkurt, i kanë bërë nga kompiuteri ose janë mjaftuar me disa të dhëna, pa marrë kampione, pa bërë analizat e shtresës së nëntokës dhe të gjitha këto kanë sjellë që në shumë nga këto projekte të famshme të ‘kërcejë’ çmimi. Ju e keni parë, që nga projektet e mëdha si rruga Durrës-Kukës, apo Rruga e Elbasanit, projekte shumë të rëndësishme, por kostot kanë vajtur të larta pikërisht nga mungesa e bërjes së punës siç duhet nga pikëpamja e projektimit.

Hekurudha dhe efiçenca e energjisë janë dy fusha të tjera konkrete, ku të rinjtë mund të formohen sipas Gjiknurit.

“Hekurudha është degraduar me vite. Ne po fillojmë një projekt të rëndësishëm Tiranë-Durrrës, rreth 100 milionë euro me mbështetjen e BERZH-it dhe të Komisionit Europian. Kjo do të hapë edhe një fushë të re sepse inxhinieria hekurudhore këtu ka dalë jashtë loje”.

Unë e kam vënë re që mungojnë profesionistë në këtë fushë, tha ai duke theksuar se, “Bërja e kësaj vepre të re dhe qoftë ringjallja e hekurudhës edhe me projekte të tjera që jemi duke aplikuar për të lidhur Shqipërinë me Greqinë apo me Maqedoninë do të krijojnë një fushë tjetër shumë të mirë, qoftë për inxhinieri civile për hekurudhat, por qoftë edhe nga pikëpamja e transportit hekurudhor”, tha ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0