Studimi: Nga varet suksesi, nga Personaliteti apo Inteligjenca? - Business Magazine Albania

Studimi: Nga varet suksesi, nga Personaliteti apo Inteligjenca?


IQ ka qenë në mënyrë të vazhdueshme një pikë kyç për arritjen e suksesit përgjatë gjithë jetës tuaj. Por inteligjenca nuk është e mjaftueshme për të bërë rrugën tuaj në botë më të mire. Sipas një studimi të ri është personaliteti juaj – shoferi më i mirë.

Ky studim vjen nga gazeta amerikane “Proceedings of the National Academy of Sciences” dhe është thekuar shumë kohët e fundit nga Faye Flam në Bloomberg. Një ekip hulumtimi, duke përfshirë fituesin e çmimit Nobel, James Heckman, kombinuar me të dhëna ndërkombëtare gjeti se IQ e vetme nuk ka bërë shumë për të parashikuar suksesin financiar apo arritjet akademike. Përkundrazi, shoqërimet më të mira janë gjetur kur teste të personalitetit janë të kombinuara me rezultatet e testit siç tregon edhe grafiku.

studimi-nga-varet-suksesi-nga-personaliteti-apo-inteligjenca-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rezultatet e testeve thonë shumë rreth personalitetit tuaj, pretendojnë autorët dhe këto përkthehen në rezultate në karrierë. Nëse ju dilni mirë në një test, nuk është vetëm inteligjenca që bëri të arrini pikët e larta, por kapaciteti juaj për të planifikuar. Për të shkëlqyer në një punë të re, ju keni nevojë për “aftësitë jo-njohëse” si për shembull aftësi për të bashkëpunuar, për të shkuar në kohë në punë apo për të dërguar emaile të qarta dhe të menduara mirë.

Ky është një lajm shpresëdhënës, thonë autorët. “Për shembull, personaliteti ose aftësitë jo-njohëse janë më të pranishme në moshat e mëvonshme sesa IQ dhe ka ndërhyrje efektive në adoleshencë që promovojnë personalitet, por janë shumë pak të suksesshme në rritjen e IQ,” shkruajnë ata. Si të themi, është më mirë t’i mësoni fëmijët të meditojnë në vend që t’i dënoni ata gjatë gjithë kohës për gabimet që bëjnë.

Burimi: nymag.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0