Ke ëndërruar gjithmonë për Harvard-in, por të është dukur shumë e shtrenjtë? Epo mbase tani e ke një mundësi. Universiteti i Harvardit ka njoftuar për një vendim historik për të hequr tarifat e studimeve për studentët nga familje që kanë të ardhura vjetore deri në 200,000 dollarë. Kjo nismë do të mundësojë që të gjithë studentët që pranohen në programin e bachelor-it të Universitetit të Harvardit të ndjekin studimet pa pasur nevojë të paguajnë tarifat e shkollimit, një hap që synon të rrisë aksesin në një arsim të nivelit të lartë dhe të inkurajojë diversitetin në kampus.
Lexo gjithashtu: Vetëm një shtet i paguan gratë më shumë se burrat. Pse kemi një hendek pagash mes gjinive?
Pabarazia e pasurisë dhe avantazhi i studentëve nga familjet e pasura
Për shekuj me radhë, Harvard ka qenë një nga universitete më prestigjioze në botë, duke tërhequr mendjet më të ndritura nga të gjitha anët e globit, me figura si Barack Obama, Bill Gates dhe Ruth Bader Ginsbur. Megjithatë, kostoja e lartë e studimeve ka penguar shpeshherë studentët nga familje me të ardhura të ulëta që të kenë mundësinë për të ndjekur arsimin në këtë institucion të shquar.
Për këto arsye, studentët që vijnë nga familje të pasura shpesh kanë më shumë mundësi për t’u pranuar, pasi ata kanë mundësi të aksesojnë burime të jashtme, si mundësitë për të marrë pjesë në aktivitete ekstra-kurrikulare, që janë të kufizuara për shumë familje të tjera. Për më tepër, kërkimet e fundit kanë treguar se fëmijët nga familjet më të pasura kanë më shumë mundësi për t’u pranuar në universitetet elitar, për shkak të privilegjeve financiare që ofrojnë mundësi më të mëdha për t’u përgatitur për këto konkursa.
Lexo gjithashtu: Sistemi Dual, nxënësit do shkollohen në mjediset e punës
Harvard do të paguajë edhe strehimin dhe ushqimin për familjet me të ardhura nën 100,000 dollarë
Nga viti akademik 2025/26, Harvard do të bëjë një hap të rëndësishëm për të adresuar këtë hendek, duke ofruar jo vetëm ndihmë financiare për ata që kanë të ardhura deri në 200,000 dollarë, por edhe për ata që vijnë nga familje me të ardhura më të ulëta, nën 100,000 dollarë. Për këtë kategori studentësh, universiteti do të mbulojë jo vetëm tarifat e shkollimit, por edhe strehimin dhe ushqimin, duke e bërë arsimin e Harvardit të arritshëm për shumë më tepër individë.
Ky hap është pjesë e një përpjekjeje për të rritur aksesin në arsimin elitar dhe për të pasuruar përvojat dhe perspektivat e studentëve. Sipas Presidentit të Harvardit, Alan Garber, ky ndryshim është një mundësi për të krijuar një mjedis akademik më të larmishëm, që do të ndihmojë në zhvillimin intelektual dhe personal të studentëve.
Një përpjekje për të luftuar barrën e borxhit të kredive studentore
Vendimi i Harvard vjen në një kohë kur borxhi i kredive studentore në SHBA ka arritur në 1.6 trilionë dollarë, një rritje prej 42% gjatë dekadës së fundit. Harvard po i hap dyert për të rinjtë që mund të kenë potencialin e nevojshëm, por që janë kufizuar nga koston e lartë të studimeve.
Harvard dhe universitetet e tjera po e rrisin aksesin në arsimin elitar
Disa universitete të tjera, si Universiteti i Pensilvanisë dhe Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT), kanë shpallur politika të ngjashme për të ofruar studime falas për studentët nga familje me të ardhura deri në 200,000 dollarë. Kjo është pjesë e një lëvizjeje më të madhe që ka si qëllim të bëjë arsimin elitar më të arritshëm dhe të drejtpërdrejtë për të rinjtë nga të gjitha shtresat e shoqërisë.
Lexo gjithashtu: ‘’47% e shqiptarëve mbi 15 vjeç analfabetë’’ – Reagon studiuesja Kapllanaj: Shifër e pasaktë, të dhënat janë keqinterpretuar
Një epokë e re për arsimin e lartë
Ky ndryshim ka potencialin të shënojë një epokë të re në arsimin e lartë, një epokë ku mundësitë akademike do të përcaktohen më shumë nga talenti, merita dhe potenciali i studentëve, dhe jo nga statusi shoqëror dhe pasuria familjare. Megjithatë, Harvard do të mbetet një nga universitetet më të vështira për t’u pranuar, me një përqindje pranimi që është vetëm 3% e aplikantëve. Por, ky ndryshim mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një sistemi të arsimit më të barabartë dhe të drejtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.