Studenti i mjekësisë është në rrugë për t'u bërë milioner në moshën 21 vjeçare

Studenti i mjekësisë është në rrugë për t’u bërë milioner në moshën 21 vjeçare


Gurvin Singh, thotë se e nisi gjithçka me vetëm 130 paund investim, por tani fiton mijëra dollarë çdo muaj falë aftësive të tij, pasi mësoi si të tregtojë monedha në tregun e këmbimit valutor “Forex”.

Singh, tani 20 vjeç, pretendon se do të bëjë milionin e parë në ditëlindjen e tij të 21-të, në janar të vitit 2020.

Tani ai vozit një makinë të modelit Maserati të veshur me ngjyrë ari me numër personal të targave dhe ka kushtuar rreth 65 mijë dollarë,

20-vjeçari arrin të fitojë 130 mijë dollarë në muaj, falë interesave të tij të ndryshme në biznesin e “Forex”, kurset e trajnimit që ai ka krijuar dhe ndërmarrjet e tjera.

I riu, i cili është në vitin e tretë të studimeve për mjekësi në Universitetin e Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar, dëshiron që të bëhet doktor, por paralelisht do të merret edhe me tregun e këmbimit valutor.

Përveç Maseratit, ai ka edhe një Mercedes Benz S-Class që kushton 28 mijë dollarë dhe një Jaguar, me vlerë 17 mijë dollarë.

Në vitin e kaluar, ai gjithashtu ka blerë dhe shitur një Audi A5, një Audi A1, BMW seria 7 dhe gjithashtu një BMW seria 6.

Ai tha: “Unë kam pasur shumë vetura. Por Maserati më pëlqen më shumë dhe dua ta ruaj.” Ai paguan çdo vit rreth 15 mijë dollarë për sigurimet e Maseratit dhe e parkon automjetin në një vend të sigurt në kampusin e tij universitar.

Megjithatë, sa më i pasur që bëhet, aq më tepër rriten “kërkesat”. Ai tregoi se vitin që vjen dëshiron të blejë një Lambo të artë.

Singh ishte vetëm 19 vjeç kur filloi tregtimin në Forex si një mënyrë për të financuar studimet e tij në Universitetin e Plymouth.

Dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0