Studentët që kthyen një ide 50-dollarëshe në një biznes 500,000-dollarësh - Business Magazine Albania

Studentët që kthyen një ide 50-dollarëshe në një biznes 500,000-dollarësh

Të gjithë e kemi pasur atë bisedën e vonë në mbrëmje “duhet të hapim një biznes”. Por këta studentë të universitetit UCLA e morën seriozisht dhe ndërtuan një markë që tashmë po tërheq vëmendjen shumë përtej dhomës së tyre të konviktit. Historia e tyre tregon çfarë mund të ndodhë kur ndalon së foluri për një ide dhe thjesht e nis. Nga një klasë mbi modën e shpejtë tek një biznes i qëndrueshëm Presley Campbell dhe Alden Kramer mësuan për anën e errët të modës së shpejtë gjatë një lënde në universitet.

Një natë, në dhomën e tyre të vogël në UCLA, vendosën të vepronin. Nga shtretërit e tyre “twin XL”, ata skicuan logon dhe misionin e një marke veshjesh të ricikluara. Gjashtë vite më vonë, Campbell&Kramer është në rrugë për të arritur 500,000 dollarë të ardhura këtë vit. Ja si një ide spontane u kthye në një biznes të vërtetë.

1. Fillimi me hapa të vegjël

Të hapësh një aktivitet ndërkohë që je student me orar të plotë nuk është e lehtë. Në vend që të ngeceshin në detaje, Presley dhe Alden bënë disa hapa të vegjël, por të rëndësishëm:

  • Bashkuan 50 dollarë për të blerë materiale nga një dyqan rrobash të përdorura
  • Krijuan dizajnet e para nga dhoma e tyre e konviktit
  • I shitën miqve në kampus

Dhe pastaj e përsëritën. Modelet e tyre të para të ricikluara u pëlqyen menjëherë, dhe shumë shpejt miqtë e familjes filluan t’u dhuronin rroba të vjetra të UCLA-së që ata i kthenin në veshje për ditët e ndeshjeve. Që nga ajo natë e parë, misioni i tyre – të krijonin veshje të përballueshme, të ripërdorura dhe me stil, i mbajti të fokusuar te vlerat e tyre. Edhe hapat e vegjël mund të të çojnë larg, nëse ke një sistem të qartë vlerash.

Lexo edhe: Studiuesit: Fermat diellore mund të dyfishojnë popullatën e bletëve

2. Përballja me kërkesën në rritje

Në vitin 2020, një influencuese lokale postoi një nga setet e tyre me ngjyrë të punuara me dorë, dhe gjithçka shpërtheu. “Emra të mëdhenj na shkruanin në DM pa pushim,” kujton Presley. “Nuk arrinim të përmbushnim kërkesat.” Në një natë, projekti i tyre nga dhoma e konviktit kishte nevojë për një zinxhir furnizimi të vërtetë. Filluan të telefononin fabrika në Los Anxhelos që pranonin porosi të vogla dhe mësuan sa e lehtë është të bësh zgjedhjen e gabuar. Pas disa përvojave të vështira, takuan një stiliste mode me lidhjet e duhura, që u ndryshoi rrjedhën e biznesit. Mësimi i madh: fol me disa partnerë përpara se të angazhohesh dhe verifiko çdo bashkëpunim me kujdes.

3. Krijimi i qëndrueshmërisë përmes fokusit

Presley pranon se në fillim harxhonin shumë kohë me dizajnin dhe rrjetet sociale, dhe shumë pak me numrat. Të ardhurat luhateshin shumë: disa muaj fitonin 25,000 dollarë, të tjerë mezi 2,000.
Gjërat ndryshuan kur filluan të:

  • Monitoronin çdo gjë: Ndiqnin inventarin dhe shitjet nëpër dyqane, showroom-e dhe online.
  • Analizonin sjelljen e klientëve: Studionin zakonet e tyre për të udhëhequr vendimet për produktet dhe marketingun.
  • Stabilizonin linjën: U përqendruan te veshjet bazë për gra.
  • Hynin në tregun me shumicë: Zgjerimi në butikë dhe partneritete me pakicë solli të ardhura më të qëndrueshme.
  • Në dy vitet e fundit, këto ndryshime e kthyen biznesin nga një iniciativë e rastësishme në rritje të qëndrueshme dhe hapën dyert për bashkëpunime me retailerë të mëdhenj si Urban Outfitters.

linkedin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0